Një delegacion iranian po niset sot drejt Pakistanit për të filluar negociatat me Shtetet e Bashkuara për përfundimin e luftës, ka konfirmuar ambasadori i Iranit në Pakistan.

Ata pritet të takohen me nënpresidentin amerikan JD Vance në Islamabad të shtunën.

Reza Amiri Moghadam, ambasadori i Iranit në Pakistan, ka shkruar në X se bisedimet do të bazohen në “10 pika të propozuara nga Irani”. Siç është raportuar, ka ende paqartësi rreth asaj se cilat janë saktësisht këto pika.

Moghadam thotë se bisedimet do të zhvillohen “pavarësisht skepticizmit të opinionit publik iranian për shkak të shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga regjimi izraelit, me qëllim sabotimin e nismës diplomatike”.


Lajmi kryesor:

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit! Trump pas takimit me Rutte: NATO s'do të jetë aty kur të na duhet