Ministrat e Jashtëm pa marrëveshje! Vendimi për negociatat në dorë të liderëve të BE në samitin e 17-18 Tetorit

LUKSEMBURG - Vendimi për hapjen e negociatave për në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore do të vendoset në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten në Bruksel nga krerët e shteteve të vendeve anëtare në BE. Në mbledhjen e sotme në Luksemburg të minsitrave të Jashtëm të BE-së nuk është arritur në një marrëveshje, unanimiteti i kërkuar për fillimin e negociatave. Diskutimi do të vazhdojë të enjten midis krerëve të shteteve të BE dhe qeverive në samirin e 17-18 tetorit.  

Franca, e cila gjithmonë ka kundërshtuar fillimin e negociatave, ishte e vetmja që i bëri veton dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, sipas ANSA-s, Holanda ka kërkuar që rrugëtimi i Shqipërisë të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut.

Në fund të takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen, deklaroi se në mbledhje është vlerësuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet e ndarë nga Maqedonia e Veriut, por Tuppurainen u shpreh optimiste se një marrëveshje do të arrihet në mbledhjen e së premtes së Këshillit Evropian. Tytti Tuppurainen shprehu zhgënjimin që Këshilli nuk arriti sot në një vendim unanim për atë që e quajti “lagje të BE-së”. 

Komisioneri Johannes Hahn tha se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave të të dy vendeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
S'ka unitet për negociatat/ Hahn: Ky nuk është moment lavdie për Europën


Pas konferencës për mediat, Johannes Hahn shkruan në Twitter se ky është një moment i vështirë dhe jo lavdie për Europën, që duhet të vendosë për të hapur dritën jeshile për Maqedoninë dhe Shqipërinë.  

"Shumë keqardhje që shtetet anëtare nuk mundën të marrin një vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me  Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ky nuk është një moment lavdie për Evropën, është hera e tretë në 16 muaj që po diskutojmë për këtë çështje të rëndësishme!

E rëndësishme është që shumica e vendeve anëtarë kanë mbështetur rekomandimin për hapjen e negociatave ! Cdo vonesë do të dëmtojë rolin tonë në Ballkanin Perëndimor dhe besueshmërinë e ambicies sonë për t'u bërë një lojtar më i fortë global.

Ne duhet të rivendosim besueshmërinë tonë. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë dhe kanë zbatuar reforma të dhimbshme. Aderimi në BE është një proces i bazuar në meritë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të pranojmë përparim konkret. Diskutime të vështira janë përpara, por shpresojmë për dritën e gjelbër të merituar nga Shqipëria dhe Maqedonia" tha Hahn.

Ora 18:34
Skepticizmi/ Hahn: Situata politike në Shqipëri nuk ndihmoi për negociatat

1569528053_hahn2.jpg
I pyetur nëse një “Jo” për Shqipërinë për negociatat do të ishte për shkak të problemeve të brendshme në Tiranë apo problem i brendshëm i BE, Johannes Hahn u përgjigj duke thënë se situata politike në Tiranë nuk ishte më e mira.

Të gjithë shtetet kanë rënë dakord që të vendosin disa kushte që duhen plotësuar nga të dy vendet dhe sipas vlerësimit tonë, ata i kanë përmbushur. Ishin kushte të qarta dhe sipas nesh janë përmbushur. Por vendimi final përfshin edhe elementë politikë, që nuk janë pjesë teknike.

Sigurisht që situata politike e brendshme në Shqipëri nuk ndihmoi. Mendoj që duhet të tregohemi të drejtë me njëri-tjetrin në këtë proces. Duhet t’i mbushim mendjen qeverive të të gjitha vendeve anëtare”, u shpreh komisioneri Hahn.

Ora 18:13
S'ka unitet për negociatat/ Hahn: U kërkoj falje qytetarëve të Shqipërisë


Në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg ku nuk u arrit në një qëndrim unanim për cëshjen e negociatave, Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn u shpreh se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave të dy vendeve, por dy jo, duke e shtyrë vendimmarrjen ditën e enjte në takimin e liderëve të BE-se.

Gjithashtu ai u ka kërkuar falje qytetarëve shqiptarë dhe atyre të Maqedonisë së Veriut që nuk arritën që të bindnin vendet anëtare.

I kërkoj falje qytetarëve të dy vendeve që nuk arritëm të binim dakord. Procesi është I bazuar në merita dhe këto dy vende i kanë realizuar kërkesat. Unë kam bërë maksimumin tim, por kam besim se do të kemi sukses në fund. 25 shtete janë në favor të hapjes së negociatave.

Nuk kam asnjë indikacion që Macron do të ndryshojë qëndrim. Na duhet një sinjal politik për të dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve. Duhet të nisin përgatitjet për hapjen e bisedimeve për kapitujt e parë që janë ato të sundimit të ligjit”, tha Hahn

Ora 17:11
Negociatat/ Ministri italian: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të ndahen

Vincenzo Amendola, ministri për Çështjet Europiane të Italisë,thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ecin në të njëjtin rrugëtim për çeljen e negociatave.

"Nuk ka mundësi për t’i ndarë. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociata. Konkluzionet nuk do jenë unifikuese. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e Kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë”, tha ai, teksa sot ministrat në Jashtëm të Bashkimit Europian janë takur në Luksemburg për të dalë me një vendim të shumëpritur për vendin tonë.

Ora 13:08
Hahn për mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE: Presim një dritë jeshile

Eurokomisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka komentuar mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE të cilët kanë në fokur procesin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn thotë se ky është një rast për të provuar besueshmërinë  e KE ndaj Ballkanit perëndimor por duhet të shpresojmë për dhënien e dritës jeshile.

"Një rast për të provuar besueshëmërinë e Këshillit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor. Disktutime të vështira përpara por shpresojmë marrjen e dritës së jeshile", shkruan Hahn.

Ora 12:20
Ministri i Jashtëm rumun: Duhet të japim një lajm të mirë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm rumun George Ciamba ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së ministrave të Jashtëm Europianë në Luksemburg se sot është një ditë e rëndësishme për kredibilitetin e BE. Ai tha se duhet një lajm i mirë për hapjen ose jo të negociatave.

"Është një ditë e rëndësishme për kredibilitetin e Bashkimit Europian. Sinqerisht, ne duhet të japim një lajm të mirë për hapjen e negociatave. Nëse kjo nuk zgjidhet, kredibiliteti i zgjerimit do të vihet në dyshim. Ne si presidencë e shkuar e Bashkimit Europian e kemi përgatitur këtë dosje, për të pasur një konkluzion pozitiv për hapjen e negociatave shpejt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne vendosëm shinat, por në fund do  jetë një vendim politik", u shpreh George Ciamba.

Ora 11:43
Vendi që mban presidencën e BE pro hapjes së negociatave për Shqipërinë: Jemi të hapur për zgjerimin, duhet t'i përgjigjemi Ballkanit

Tytti Tuppurainen  ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, që është edhe vendin që mban presidencës e BE ka folur për mediat para nisjes së mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE, e cila ka në fokus pikërisht hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo tha se Finlanda ka në axhendë zgjerimin e Bashkimit Europian.

"Ne kemi zgjerimin sot në axhendë dhe si presidencë e Bashkimit Europian jemi të angazhuar tërësisht për të mbështetur procesin e zgjerimit. Sot pres një sinjal të Bashkimit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ç’duhet të bëjë Europa, pasi ne kemi angazhime dhe duhet t’i përgjigjemi vendeve të Ballkanit”, u shpreh Tuppurainen.

Ora 11:26
Stef Blok flet para nisjes së mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE: Ja qëndrimi i Holandës për negociatat

Ministri i punëve të jashtme Stef Blok ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vendosin në bazë të meritave. Ai tha se për Maqedoninë e Veriut duhet të ndërmerret ligji për ngritjen e Prokurorisë Speciale, si kusht për nisjen e negociatave ndërsa lidhur me Shqipërinë u shpreh se ka ende shumë punë për të bërë

Qëndrimi hollandez është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje. Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për Prokurorinë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave.

Pra, nëse ligji për prokurorinë speciale nuk aprovohet, nuk ka dritë jeshile për Maqedoninë ?

Vendi duhet ta aprovojë këtë ligj gjithsesi, se është një kriter në kuadrin e shtetit ligjor dhe këto kritere janë të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të vendeve aspirante në BE.

 A nuk po i dërgoni mesazhin e gabuar rajonit duke kërkuar kaq shumë kritere?

Nuk ka ndryshim të kritereve. Sinjali është që negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë kur vendet të përmbushin kushtet. S’ka asgjë të re, është e ndershme dhe e drejtë”.

Ora 11:11
Negociatat/ Ministrja franceze: Nuk jemi për veto, por fillimisht duhet të refermohet BE

Ministrja franceze Amelie de Montchalin, deklaroi sot para nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg se Franca nuk do të vendosë veton për çeljen e negociatave, por u shpreh se para nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të riformohet vetë Bashkimi Europian.

"Nuk jam sot këtu për të vendosur veto , por në një frymë shkëmbimi mendimesh mbi dy parime. Së pari, hapja e negociatave kërkon përgatitje nga Bashkimi Europian dhe ne konsiderojmë sot që ne duhet të rishikojmë në thellësi procesin e negociatave të anëtarësimit.

Procesi i zgjerimit është zhgënjyes, i gjatë për vendet përkatëse dhe nuk krijon besim te vendet anëtare, sepse tretet në kohë. Pra, së pari, ne duhet të diskutojmë mbi reformën e procesit të zgjerimit. Kapitujt që hapen e mbyllen si një telenovelë pa fund nuk i përgjigjen pritshmërisë së qytetarëve në rajon. Ne kemi parë fluks migracioni nga vendet që kanë përfunduar negociatat dhe janë bërë anëtare, si Rumania, Bullgaria apo Kroacia. Pra, është një çështje qasje mbi procesin. A është ky proces efikas? Përgjigjja është jo dhe ne kemi shumë vende që e mbështesin këtë qasje lidhur me riorganizimin e negociatave të anëtarësimit. Së dyti, duhet të sigurohemi se reformat që janë kërkuar për t’u zbatuar si kushte për hapjen e negociatave të jenë reale.  Që të jenë votuar, por edhe zbatuar. Këtë do diskutojmë sot, Por, dua të theksoj, se Franca nuk i kundërvihet perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit", u shpreh de Montchalin.

Ora 09:51
Ministri Gjerman në Luksemburg: Pozicioni jonë i qartë, mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth ka mbërritur në Luksemburg ku do të zhvillohet mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE për të vendosur nëse do të mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Roth shkruan se pozicioni i Gjermanisë është i qartë në mbështetje të nisjese së bisedimeve për këto dy vende, megjithë e konsideron procesin të vështirë.

"Mbërritja dhe pragu i derës nga DE MiRo_SPD në GAC në Luksemburg. "Pozicioni gjerman është i qartë: ne mbështesim bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në bazë të votës gjermane të Bundestagut"

Tani fillon me Këshillin e Ministrave Evropian. Në axhendën tonë: zgjerimi i përfitimeve (hapja e negociatave të pranimit Shqipëri & Maqedonia Veriore) & Financat e BE-së. Do të jetë shumë e vështirë sot", shkruan Roth.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 15/10/2019 21:29

    Po të ishte për Francën më përpara do ti japë Ok serbise se sa Shqipërisë.

    Përgjigju
  • asi: 15/10/2019 19:19

    skishte faj enver hoxha, ja ku jemi, vetem enveri ka ber shtet, te tjeret thjesht e kane thithur si banke shqiperine e shkrete, prandaj europa sna shef dot me sy, 4 bastarde si maloku berisha, lul budallai, like floriri, dhe edvin shkarravinsi vetem e kane telendisur ate vend.

    Përgjigju
  • Aasfhj: 15/10/2019 18:22

    Fuck EU Nazi bastards racist cunts long live Enver hoxha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?