Edhe pse nga ana e ZëvendësNdihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee u la një afat që palët të kthenin një përgjigje dje brenda orës 16: 00 duket se ky afat nuk u respektua. Por burime nga të dyja kampet kanë bërë me dije se negociatat do të vijojnë edhe ditën e sotme për ato pika që nuk janë dakordësuar. Si nga maxhoranca edhe nga opozita nuk ka një qëndrim zyrtar për këto negociata dhe të dyja kampet janë hermetike sa i përket detajeve.
Mbrëmjen e djeshme nga ana e opozitës u njoftua se do të kishte një deklaratë për ecurinë e negociatave për ditën e djeshjme dhe mosaarritjen e konsensusit, por në fund kjo deklaratë u anulua për shkak të vijimit të negociatave edhe ditën e sotme. Sipas po të njëjtave burime mësohet se palët ndahen tek data e zgjedhjeve, ku veç datës 18 qershor janë hedhur edhe idetë për mbajtjen e zgjedhjeve më 23 korrik, apo në muajin shtator. Gjithashtu një tjetër pikë ku ndahen palët është edhe zbatimi i vetingut. Sipas maxhorancës opozita duhet të plotësojë vendet bosh në komisionet e Vettingut, ndërsa opozita kërkon të votohet vetëm sipas ndryshimeve kushtetuese. Sa i përket elektronikës në zgjedhje, duket se palët kanë gjetur një marrëveshje.
Paketa nuk parashikon zgjedhje në vjeshtë
Bazuar te paketa 'McAllister' zgjedhjet parashikoheshin që të mbaheshin brenda muajit korrik dhe jo në vjeshtë, që do të thotë se Basha ka dalë kundër paketës së propozuar nga zv/ Presidenti i PPE pak javë në parë në Tiranë dhe jo Rama.
Datat e Ramës për zgjedhjet ishin 18 qershori dhe 23 korriku, brenda kornizës kushtetuese, por edhe paketës së propozuar nga PPE, por opozita kërkon shtyrjen e tyre per ne vjeshte per zbatimin e identifikimit elektronik te votuesve.
Mosmarrëveshja për datën e zgjedhjeve parlamentare, gjithmonë sipas PD, ndryshoi kursin e negociatave duke mos finalizuar me sukses tentativën e fundit të zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Yee.
Afati i SHBA për 'McAllister', Basha anulon deklaratën
Pas mbledhjes së Bashës me aleatët, PD njoftoi se do të kishte një deklaratë të koalicionit opozitar pas takimeve.
Por në mesnatë, Partia Demokratike njoftoi anulimin e deklaratës për mediat për të njoftuar zyrtarisht vendimin e PD për takimin me aleatët dhe negociatat.
Sonte pritej që Basha të jepte një përgjigje për ultimatumin e SHBA 24 orë për negociatat, por deklarata është shtyrë për nesër.
Pas dështimit të negociatave, Basha mban PD në çadër
Pas dështimit të marrëveshjes politike, opozita do të vazhdojë të qëndrojë në çadrën e ngritur përballë Kryeministrisë.
Vendimi është marrë pas takimit të Lulzim Bashës me aleatët e PD-së. Nuk dihet tani se si do të reagojnë aleatët e PD-së, të cilët janë shfaqur kritikë me Bashën dhe i kanë bërë presion për hyrjen në zgjedhje.
Çfarë parashikonte paketa McAllister
Sonte pritej që të firmosej një marrëveshje Rama-Basha, pjesë e së cilës do të ishte paketa McAllister dhe propozimi i kryeministrit Edi Rama, që u bë në tryezën e realizuar në presidencë.
Duke qenë se në paketën e McAllister parashikohej zgjedhja e një presidenti konsensual me opozitën, një proces ky që ka përfunduar tashmë në parlament nga paketa e propozuar nga kryeministri ishte marrë në konsideratë propozimi që opozita të japë dakortësinë e saj për postin e zëvendës kryeminsitrit.
Ndërsa mësohet gjithashtu se kryeministri kishte pranuar faktin se mund të përdoret identifikimi elektronik i votave në zgjedhjet e ardhshme, çështje të cilën e ka kërkuar që në krye të herës opozita, por jo votimi elektronik pasi do kohë implementimi.
Në këtë pikë palët kishin dakortësi, por data e mbajtjes së zgjedhjeve mban peng marrëveshjen, ndërsa mësohet se kryeministri Edi Rama e sheh opsionin e shtyrjes së datës deri me datën 23 korrik, dhe në këtë afat është i mundur edhe realizimi i identifikimit elektronik të zgjedhësve, por jo përtej kësaj date sic kerkon opozita. E djathta pretendon qe zgjedhjet te shtyhen ne Vjeshte.
Identifikimi elektronik
Ndërkaq, mësohet se është pranuar nga Rama identifikimi elektronik, një tjetër kërkesë e opozitës kjo për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Çfarë parashikon paketa McAllister?
-- Ndryshime në strukturën qeveritare - 4 ministra të propozuar nga opozita
-- Kryetari i KQZ t'i lihet opozitës
-- Ndryshime në strukturën e Policisë së Shtetit
-- Avokati i Popullit të propozohet nga opozita
-- Ndryshime në Kodin Zgjedhor (forcim të penaliteteve për rastet e shitblerjes së votës)
-- Paketës McAllister do t'i bashkohet propozimi i Ramës për zv/kryeministër teknik.
Zhvillimet nga negociatat për ngërçin politik
Ora 00:00 Afati i amerikanit për 'McAllister', Basha anulon deklaratën
Pas mbledhjes së Bashës me aleatët, PD njoftoi se do të kishte një deklaratë të koalicionit opozitar pas takimeve.
Por në mesnatë, Partia Demokratike njoftoi anulimin e deklaratës për mediat për të njoftuar zyrtarisht vendimin e PD për takimin me aleatët dhe negociatat.
Sonte pritej që Basha të jepte një përgjigje për ultimatumin e SHBA 24 orë për negociatat, por deklarata është shtyrë për nesër.
Ora 21:30 Igli Cara: Rama nuk ndryshon, frikacak ngelet
Deputeti i PD, Igli Cara përmes një statusi në Facebook shprehet se Rama ka frikë, prandaj nuk pranon marrëveshjen.
"Perfundimisht Rama nuk ndryshon..... frikacak ngelet, si njehere e nje kohe kur luante basketboll...
Sa here kishte perballje te veshtira nxirrte arsye per te mos luajtur... Dhe sot ne politike kur i vjen koha e perballjes nxjerr sebepe per tu shmangur... Vec kur zhgarravit ndjehet i forte se s'ka kundershtar..." thotë ai.
Ora 21:30 Burime nga takimi me aleatët, Basha: Rama është tërhequr nga paketa 'McAllister', nuk ka pranuar të shkojë në zgjedhje përtej datës 18 qershor
Ora 21:25 Përfundon takimi i Bashës me aleatët
Burime për Report Tv pohojnë se në mbledhjen e Bashës me aleatët, që ishte e treta brenda ditës së sotme nuk është vendosur asgjë. Ndërsa pritet nëse Basha do të flasë për mediat pas mbledhjes.