Zef Brozi, ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit në një postim në Facebook përshëndet rekomandimin për hapjen e negociatave, por shton se rruga drejt BE është e gjatë dhe kërkon kontributin dhe përkushtimin e të gjithëve. Brozi thotë se duhet përshpejtuar procesi i Vetingut dhe reformës në drejtësi sepse është tepër i vonuar. Sipas tij, ndëshkimi i korrupsionit e krimit të rangjeve të larta të politikës e qeverisjes akoma nuk ka filluar, ndërsa ‘ka nevoje për veting real të politikanëve e pushtetarëve’.
Pershendes rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen e negociatave me Shqiperine. Ndonese ky eshte nje hap i rendesishem drejt anetaresimit te vendit tone ne Bashkimin Europian, dihet se rruga drejt BE eshte e gjate dhe kerkon kontributin dhe perkushtimin e te gjitha institucioneve shteterore, partive politike, shoqerise civile dhe cdo qytetari te Shqiperise. Ne menyre te vecante duhet pershpejtuar procesi i vetingut dhe reformes ne drejtesi sepse eshte teper e vonuar dhe hapat e deritanishem jane shume te ngadalshem. Ndersa ndeshkimi i korrupsionit e krimit te rangjeve te larta te politikes e qeverisjes akoma nuk ka filluar. Pervec vetingut ne drejtesi e polici, ka nevoje per veting real te politikaneve e pushtetareve. Me vullnet te mire dhe shume pune nga te gjithe shqiptaret e institucionet, Shqiperia jone e dashur mund dhe duhet te realizoje endrren e saj Europiane e Perendimore pa e vetevonuar edhe me tej veten.
Zef Brozi
Po eja edhe ti mor Zef e nepe dhe ti ndihmesen këtu. Bahu një filter për korropsjonin e ktushëm.
Përgjigju