Negociatorët i ofruan PD kreun 
e KQZ-së, Biba takon Ramën

Negociatorët i ofruan PD kreun <br />e KQZ-së, Biba takon Ramën
Disa orë pasi negociatorët e BE, David McAllister dhe Knut Fleckenstein i ofruan PD-së, kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si kompromis për ta nxjerrë atë nga çadra dhe për t'i dhënë fund bojkotit, Denar Biba ka zhvilluar një takim në Kryeministri me Edi Ramën. 

Mësohet se takimi i zhvilluar gjatë paradites së kësaj të mërkure ka qenë kokë më kokë. 

Nuk dihet tema e diskutimit mes tyre, por ajo që mund të thuhet me siguri është se Denar Biba ka ngjitur shkallët e kryeministrisë vetëm pak minuta pasi Rama hyri në zyrë pas takimit që zhvilloi në selinë e Kuvendit, me aleatin e tij, Ilir Meta.

Kompromisin e ofruar nga ndërkombëtarët e pranoi edhe Lulzim Basha sot nga çadra e protestuesve. Ai tha se e kishte refuzuar këtë propozim duke insistuar te krijimi i qeverisë teknike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg