Nën akuzë për arsenal armësh, Apeli i Tiranës lë në fuqi arrestin në burg për Fation Muratin! U kap në makinë me Indrit Doklen

Nën akuzë për arsenal armësh, Apeli i Tiranës lë në fuqi arrestin në burg për Fation Muratin! U kap në makinë me Indrit Doklen

Fatjon Murati

Nën akuzë për posedim dhe prodhim të një arsenali armësh, Apeli i Tiranës lë në fuqi arrestin në burg për Fation Muratin Fatjon Murati, i cili u arrestua javën e para të tetorit teksa ishte në një njëjtën makinë me Endrit Doklen, do të qëndrojë në burg. Vendimi është konfirmuar sot nga Apeli i Tiranës.  Murati ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në makinën ku u arrestua ishte në praninë e Dokles dhe Gentian Reçit, kunati i Dokles. 

Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 llogari të hetimeve pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini. Ky i fundit kishte marrë në emër të tij 2 ambiente me qira në kompleksit rezidencial 'Fusha' në kryeqytet, në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja.

Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje. 

Edhe Dokle u shoqërua në polici por u lirua pasi dha dëshminë e tij. Ai mohoi të kishte konflikte me Martinaj, apo dijeni për zhdukjen e tij duke thënë se as e njihte personin. Dëshmia e Dokles para hetuesve erdhi pasi Nuredin Dumani rrëfeu para hetuesve të SPAK se Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro nëse do ta vriste Doklen.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veri: 01/11/2022 19:35

    edhe doklen nuk duhej ta lironit nga burgimi i perjetshem...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj