Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës

TIRANË - Gazetari Elton Qyno është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të zbatimit të masës së vënë ndaj tij nga SPAK me ‘detyrim paraqitje’. Masa u vu pas hetimeve dhe operacionit të Prokurorisë që goditi bandën e Suel Çelës në Elbasan.

Më herët kishte qenë në institucionin e akuzës, për të zbatuar të njëjtën masë sigurie që rëndon ndaj tij, edhe gazetari Artan Hoxha.

Qyno së bashku me gazetarin Hoxha, u gjetën që kishin marrë para nga kjo bandë.

Suel Çela, thotë SPAK, ka synuar të manipulojë perceptimin publik për të inkriminuar rivalët e grupit Çopja, duke i paraqitur ata si të paprekshëm, me lidhje të mundshme me politikën. Për realizimin e këtij skenari, SPAK thotë se janë përdorur 2 gazetarët, ndaj të cilëve u caktua masa “detyrim paraqitje”.

“Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas Suel Çelës, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik” thotë SPAK”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

Gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa ndaj Artan Hoxhës, përveç të njëjtës akuzë rëndon edhe dyshimi si anëtar i organizatës kriminale.

Lajmi ne perditesim...

G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari

Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari