Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të marte disa pamje mahnitëse nga Mali i Nëmërçkës.
Përmes një postimi në Facebook kreu i qeverisë shprehet se mali nën petkun e artë të vjeshtës ndodhet mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje vjeshte nga Mali i Nëmërçkës, në zemër të Jugut të Shqipërisë, mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Mali i Nëmërçkës është pjesë e një vargmali mes Përmetit dhe Gjirokastrës. Nëmërçka ka një shpat të mprehtë malor që bie direkt në Luginën e Vjosës. Maja më e lartë është Maja e Papingut ose maja e Dritës, 2485 m, që është dhe pika më e lartë e gjithë vargmalit Trebeshinë- Dhëmbel-Nemërçkë. Të tjera maja të këtij mali janë: Maja e Gatakut, Maja e Qesarit dhe Maja e Poliçanit.
Përmirësimi i infrastrukturës, sigurisë dhe investimet po rriten dita-ditës, duke tërhequr turistë të huaj dhe vendas.
Komente











Ke shku me helikopter me pa malet/kullota/bjeshket me apliku "Paketen e Maleve" ... 7501 e dytë. Me fut vendin në një cikël konfliktesh dërrmuese. Ndalimi i aplikimit të "Paketës së Maleve" është detyrë kombëtare.
Përgjigju