Nën ujë 1500 banorë në Fushë
Krujë, bllokohet aksi me Tiranën

Gjendje alarmante edhe në Fushë Krujë nga përmbytjet. Nga të dhënat e fundit raportohet se lumi Zezë në jug të qytetit ka dalë nga shtrati duke përmbytur tre lagje.

1500 banorë të lagjeve ‘Arrameras’ ‘Adem Gjeli’ dhe ‘Bakushe Visha’ janë nën ujë Fushë Krujë. Katet e para të banesave të tyre janë përmbytur nga uji, ndërsa banorët kanë hipur në katet e sipërme të banesave për të shpëtuar.

Emergjencat Civile kanë marrë masat duke nisur evakuimet. Ndërsa aksi Fushë Krujë- Tiranë është bllokuar totalisht nga përmbytjet mbrëmjen e stome.  Shumë makina nga të dy krahët janë të bllokuara nga përmbytja e aksit rrugor.

Në gatishmëri për rastet emergjente janë 370 forca të armatosura, nga të cilat 79 janë të angazhuara në operacion. Mjete dhe agregate të angazhuara deri tani janë rreth 52.

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve