‘Nëna as emrin s’ma tregoi, të vërtetën e zbulova shumë vonë’. Sara nga Zvicra në kërkim të babait që nuk e njohu kurrë

U dëbua nga autoritet zviceriane, pasi shkeli ligjin Isen Rramadani humb gjurmët nga Chikago e Amerikës në vitin 2008. Ai nuk e pati fatin ta shihte tek rritej vajzën, të cilën e la kur ajo ishte 1-vjeçe. Për ironi të fatit, të dy e kërkuan për vite me radhë njëri-tjetrin, por pengesë u bë ish-bashkëshortja, e cila i kërkoi divorcin burrit menjëherë pasi ai u dëbua nga Zvicra duke i bllokuar çdo kontakt me vajzën e tyre. Nga studio e emisionit 'Pa Gjurmë' në Report TV, e bija, Sara Idrizi është në kërkim të babait 64-vjeçar. 30-vjeçarja ka mundur të njohë shumë vonë figurën atërore vetëm nga fotot e siguruara nga të afërmit.

Kur humba babain kam qenë një vjeçe. Nuk e mbaj mend, por di që nëna ime ka jetuar me të një vit në Zvicër, kur babait i erdhi nje letër nga autoritetet e shtetit për t'u larguar nga vendi. Kam dëgjuar që babai ka patur probleme, ku është kapur me disa kushërinjë duke grabitur dyqane. Unë e pyesja tezën çdo ditë për babain tim, por e kishte të ndaluar të fliste me mua. Nana ime ia kishte ndaluar, që unë të kisha kontakte me babain derisa të arrija moshën madhore, duke ma mbajtur të fshehur. Vendosa ta kërkoj vetë babain, sapo mbusha 18 vjeç. E prita me padurim këtë ditë, duke shpresuar se një ditë do t’i dëgjoja zërin”, rrëfen Sara. 

E rritur në një shtëpi me nënën dhe njerkun, Sarës iu fsheh për vite me rrallë kjo histori, duke iu mohuar figura atërore, deri ditën kur mëson se tezja e saj kishte mbajtur kontakte me të atin deri në vitin 2008. Ajo ka mundur të gjejë edhe xhaxhallarët në Kosovë, por fatkeqësisht Iseni është i humbur edhe për ata.

Unë jam rritur nga nëna dhe njerku. Përmes xhaxhallarëve të mi gjeta disa dokumente ku zbulova identitetin e saktë të babait. Dy foto të babait i mora nga kushërira, përmes të cilave pashë imazhin e babait për herë të parë. Mua nuk më mungon asgjë. Jam shumë e lumtur me jetën që kam, por dua të shoh njëherë babain tim. Të di si duket tani, nese është mirë! Më ka munguar gjatë gjithë jetës”, shpreh mes lotësh 30 vjeçarja.

Ishte viti 1991, kur Isen Ramadani nga Bujanovci i Kosoves vendoset me banim ne Zvicër, sëbashku me bashkëshorten e tij, të sapomartuar. Një i ri shqiptar, ende pa mbushur të 35-tat detyrohet të braktisi gjithçka, duke mos u lejuar të shkelte me kurrë në Zvicër. Jeta mori një tjetër drejtim për Isenin, kur dëbimi nga autoritetet e ndau perfundimisht nga bashkëshortja dhe e bija, ku kjo e fundit nuk e njohu kurrë babain e saj. Në moshën 18-vjeçare, ajo zbuloi sekretin që nëna kishte fshehur, kur Isen Ramdani, pasi kishte shkelur ligjet në Zvicër ishte larguar fillimisht drejt Gjermanisë. Divorcin e kishte kërkuar nëna e Sarës, e cila nuk pranoi ta falte bashkëshortin. Iseni për vite të tëra kishte mbajtur kontakte me ish-kunatën, por nuk mundi të fliste kurrë me Sarën. Kjo e fundit ka mësuar se babai e ka kërkuar edhe përtej oqeanit, nga një tjetër kontinent.

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen