Futbollisti i Manchester City-t, Nolito, duket se i ka kthyer shpinën nënës së tij, Rocio Agudo Duran, pas një zënke që kanë pasur rreth një vit më parë. Vetë nëna e futbollistit të njohur ka deklaruar se i biri që fiton 112 mijë euro në javë, e ka lënë të jetojë rrugëve dhe nuk i paguan as qiranë.
Sipas The Mirror, futbollisti 29-vjeçar thuhet se i ka thënë nënës së tij që të lypë lëmoshë për të mbijetuar.
“Im bir më tha, nëse dëshiron të lypësh jashtë ndonjë supermarketi, bëje. Dhe nëse dëshiron të vjedhësh, vidh”- deklaroi Rocio Agudo Duran.
Nëna e futbollistit rrëfeu jetën e vështirë që ka kaluar dhe përpjekjet e saj për tu ringritur, pas varësisë nga heroina.
Tashmë ajo jeton me dy fëmijët binjakë gjashtëvjeçarë, Candela dhe Jesus, ndërsa për vite me radhë kishte ushtruar edhe prostitucion.
“Jam e sigurt se asnjë nënë e ndonjë futbollisti të Premier League nuk jeton si unë. Por jam e tmerruar se mund të më nxjerrin në rrugë në çdo kohë, me dy fëmijë të vegjël, ndërsa nuk kam ku të shkoj”- tha ajo.
Futbollisti i Manchester City-t Manuel Agudo Duran, i njohur si Nolito, është rritur nga gjyshërit e tij.
[gallery]19507[/gallery]
(er.nu/BalkanWeb)
/Shqiptarja.com

FOTO