Nëna e ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi mesazh prekës për të birin: Gjithçka e parandjeve! Ike për të mos u kthyer më, por unë po të pres
Sokol Olldashi dhe makina e tij e aksidentuar
TIRANË- “Do të shkoj për të mos u kthyer kurrë më…”, ky është titulli i poezisë së ish-eputetit demokrat, Sokol Oldashi, i cili është rikthyer mëngjesin e sotëm nga nëna e tij Kozeta Mamaqi. Teksa publikon këto vargje, ajo ka pasur e një mesazh të ndjerë për birin e saj që sot nuk jeton më, disa fjalë të ndjera ashtu si çdo nënë do shkruante për djalin e saj, thelbi i së cilës është ndjeja e mallit që ndjen ende për të.
“Shpirti im , gjithçka e parandjeve, sepse e njihje jetën gjer në kapilare. E njohe të mirën dhe të keqen që kur ishe filiz dhe ndjeve e provove aq shumë dhimbje … Ike për të më lënë mua me shpirt të vrarë e mall pafund për ty, i miri im…Sa mall shpirt…Ike për të mos u kthyer, ndërsa unë pres, pres , pres…Të dua shumë…”, shkruan nëna e tij.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident automobilistik. Olldashi po kthehej nga Elbasani në drejtim të Tiranës me automjetin e tij tip “Mercedez Benz S”, me targë AA 003 NH. Kur i kishin mbetur edhe 22 kilometra për të mbërritur në shtëpi, makina e drejtuar prej tij rrëshqiti dhe përfundoi në humnerë në anën e djathtë të rrugës. Aksidenti tragjik ndodhi pranë Lapidarit të Krrabës në orën 21 e 18 minuta. Ky është orari kur deputeti demokrat Igli Cara i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës, duke i lajmëruar që të shkonin në vendngjarje pasi Olldashi ishte aksidentuar. Sipas ekspertizës së kryer në vendngjarje, makina e ish-deputetit Olldashi ka rrëshqitur për rreth 100-150 metra, duke marrë përpara dy shufra të sinjalistikës rrugore në anën e djathtë të rrugës dhe më pas gomat e krahut të pasagjerit kanë dalë jashtë rruge.
Postimi i Kozeta Mamaqit, nënës së Sokol Olldashit
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
'Studio Live', Besart Logu zbulon në Report Tv: S'jam më pjesë e Bashës, bashkohem me PD-në e Berishës! Meçe: Basha e Berisha bënë lojë 4 vite
27 Janar, 18:22
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
Sokolit ia hengri koken pija dhe jo Saliu sic thuhet !
PërgjigjuNe momentin e Aksidentit Olldashi ishte ne makine me motren e Fatmir Mediut ose e thene ndryshe gruan e Ilirjan CELIBASHIT te PS,perfundimet e tjera i nxirrni ju vet...
PërgjigjuNderkohe qe pret,ha dhe leket qe ka vjedhur yt bir me sali berishen nga populli shqiptar,se ndoshta te duhen dy tre jete ti mbarosh ato leke.
PërgjigjuKy ishte garip o popull, por se deshen tufa e egersirave dhe Malokeve se Kol Olldashi I vinte hakut, e vrane te gjithe si ato te PD, dhe PS, dhe LSI.
PërgjigjuNje person i cili pretendonte se e dinte historine thoshte qe : ne momentin e aksidentit Olldashi sebashku me personin tjeter qe ishte ne makine kane qene gjalle dhe mire. Dyert kane qe te bllokuara keshtu qe eshte tentuar te dilet nga kapanxha siper. Ne ate moment makina eshte rrokullisur duke i shkaktuar dhe vdekjen. Pra nuk behet fjale per krim! Sidoqofte ngushellime familjareve, humbja e njeriut te dashur eshte gjithmone nje traum dhe mungese te cilen koha nuk e sheron, thjesht e pranon.
PërgjigjuVetem dica nuk munem me e kuptu,Berisha i vret baben dhe djali shkon e takon sikur me ken buf,dhe habia e madhe qe Berisha kurr nuk e permen emnin e Olldashit!
PërgjigjuO vllai i Sokolit po thoe troc e ik ne spak si ai kriminel ta vrau vllan apo ke frik se ai eshte mesu dhe u afron ne parti sic beri me azemin qe ja futi gruan ne gjykat i tregoni vendin Sali Berishes kriminel si serbi Karaxhic
Përgjigju