8 anëtarë të familjes Lala u shuan nën rrënojat e vilës së tyre katër katëshe në zonën e ish-kënetës në Durrës. Familja me origjinë nga Peshkopia do të përcillet në banesën e fundit në qytetin e Durrësit të premten në orën 11:00. Lalajt ishin një nga familjet që pësuan goditjen më të fortë të tërmetit me jetë të humbura. Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër.Vila ku jetonin bashkë familjet e tre vëllezërve u kthye në mort, pasi u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkëshorti i Marjeta Lalës që humbi të katërt fëmijët ishte në Itali, ashtu edhe vëllai tjetër i cili në këtë tragjedi humbi vajzën, Griselda Lalën, 22-vjeç. I vetmi që doli gjallë nga rrënojat ishte Ramë Lala 17 vjeç. Nëna e tij nuk ndodhej në banesë pasi natën e tërmetit ishte tek motra e saj në Tiranë. Video e shpëtimit të Ramë Lalës përcolli mjaft emocion teksa ai u duatrokit nga ekipet e shpëtimit, teksa nëna mallëngjehej nga mrekullia që djali i saj doli i gjallë. Jetën e Ramë Lalës, e ka shpëtuar një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake ka krijuar mjaftë hapësirë sa për t'i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës.
Nga familja e 17-vjeçarit nën rrënoja janë gjetur të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emilio Lalën, 6 vjeç dhe dy binjakët Enis dhe Dionisa Lala, më pak se 3 vjeç. E ndjera u gjet e përqafuar me të tre fëmijët e saj nën rrënoja të banesës. E pajetë u nxor edhe Amelia Lala 9 vjeçe, e cila është gjetur së bashku me gjyshen, Sahdete Lala.
VIKTIMAT
Sahadete Lala 79 vjeç - (Gjyshja)
Djali i saj Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe në Kënete
Nëna Marjeta Lala, 31 vjeç me 4 fëmijët:
Emilio Lala
Enis Lala 2 vjeç
Dionisa Lala 2 vjeç - binjakë
Amelia Lala 8 vjeç - Vila në Kënetë
Griselda Lala- 19-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi)
Anetaret e familjes Lala
Lajmi kryesor: