Nëna e tre shekujve,  117 vjeçarja
shqiptare drejt librit Ginnes

LEZHË - Një 117 vjeçare e afron gjithnjë e më shumë Shqipërinë drejt një tjetër mundësie për të qenë pjesë e rekordeve Ginnes. Ajo është nënë Dilja, e cila prej afro tre shekujsh jeton në fshatin Balldre të Lezhës. Më shumë se sa mosha e madhe, plot 117 vjeç, nënë Dilja shënon edhe një rekord në shëndet.
Mjekët specialistë ia kanë përcaktuar anën funksionale të zemrës, si të ishte një vajzë 15 vjeçare. Ka një tension normal dhe rrahje të zemrës, gjithashtu, ndjehet fare e palodhur dhe gjithë energji. Me këtë gjendje, ajo mund të shtyjë jo 2 e 3 vite, por shumë më gjatë, duke synuar sipas nipave të saj, pse jo librin Ginnes për jetëgjatësi në botë.
Ajo kryen vetë të gjithë nevojat, deri tek tualeti i kujdesshëm, vishet bukur e pastër me “rrobat mirditore, bilhurë të pastra”, flet bukur e saktë pa asnjë shenjë skleroze. Madje ajo ka një dëgjim perfekt, ndërkohë që pak muaj më parë i është nënshtruar një operacioni për heqjen e perdes së syrit.
Fotot e saj janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga gazetari Gjergj Marku, i cili ka realizuar, sic shpreht ai shumë mirë një intervistë televizive me nënë Dilen.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO