Nëna hedh lodrat e fëmijëve
shpëton lumturinë e familjes

Nëna hedh lodrat e fëmijëve<br />shpëton lumturinë e familjes
Një nënë e lodhur dhe stresuar nga lodrat e fëmijëve, ka vendosur të pastrojë shtëpinë prej tyre duke bërë të mundur një jetë të lumtur familjare.

Allie Casazza ishte duke u mbytur në lodra. “Unë kisha një dhomë në shtëpi që i dedikohej vetëm lodrave. Kuti të tejmbushura plot me arushë që prej kohësh s’i përdorte më askush”, është shprehur ajo.
 
Ajo ka shpjeguar atë që çdo nënë e kupton shumë mirë, sistemimin e shpeshtë të dhomës dhe shkatërrimin e saj me një shpejtësi po aq të madhe.
 
E lodhur nga ky problem i përditshëm Casazza vendosi të largonte lodrat nga shtëpia, jo si ndëshkim por për të shpëtuar familjen. 

Ndryshimi ja ka vlejtur. Ajo ka rrëfyer se jeta në familje pas këtij ndryshimi ka pasur përmirësim të dukshëm pasi durimi dhe mënyrat e argëtimit me fëmijët kanë qenë shumë më të mëdha.
 
Sipas disa studimeve stresi që shkaktojnë lodrat e fëmijëve në jetën e nënave përkthehet në marrëdhënie negative në familje.

Allie Casazza

Allie Casazza

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës