TIRANE-Drejtoresha e një shkolle të mesme në kryeqytet është goditur me grusht nga nëna e një prej nxënësve të shkollës e cila është arrestuar edhe pse ka bërë sherr dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Sipas burimeve nga Policia e Tiranes, në pranga u vu Ardiana H, e cila ka goditur drejtoreshen e gjimnazit, V.G. Bashke me te, pjese e episodit te dhunes ka qene dhe nje vajze 18 vjeç.

"Më datë 30.05.2017, u arrestua shtetasi shtetësia Ardiana H., 46 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H. H., 18 vjeçe dhe G. H., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse tek ambientet e brendshme të një shkolle, shtetësia Ardiana H. (nëna e shtetasit G. H., nxënës i kësaj shkolle), ka goditur drejtoreshën e kësaj shkolle, shtetasen V. G., ndërsa shtetësia H. H., ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar.

Gjithashtu shtetasit e sipërpërmendur, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë veprimeve të tyre proceduriale. Parashikuar nga Nenet 236/2, 237 dhe 150 të Kodit Penal", citon Policia ne njoftim lidhur me kete ngjarje.

(d.b/Shqiptarja.com)