Nëna lufton për jetën/ Apeli drithërues i 6-vjeçarit: Më ka marrë malli për mamin, nuk dua që ajo të vdes (VIDEO)

TIRANË- Me lot në sy dhe me zë të mekur, e pamundur për të ndihmuar vajzën e saj 30-vjeçare që dergjet pavioneve të spitaleve, një nënë nga Ura-Vajgurore kërkoi ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’.

Zylka Kosova, që pas humbjes së bashkëshortit pak kohë më parë pësoi një tjetër tronditje. Kur i shoqi ishte në gramat e fundit të jetës, e bija Erjola u diagnostikua me leucemi akute, 5 muaj më parë, shëndeti i së cilës u përkeqësua edhe më shumë. Pas shumë analizave dhe ekzaminimeve të kryera, e vetmja rrugë që duhet të merrte nëna e dy fëmijëve për mjekim më të specializuar ishte Turqia. Me shumë vështirësi, familja e dërgoi, por sot në kushtet ku ndodhen me dy fëmijë të vegjël, familja Kosova e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet e mëtejshme, që kërkohen për të kryer transplant të palcës.

'Ishte një vajzë shumë aktive. Merrej shumë me fëmijët,por një ditë ishte e pafuqishme dhe me zor mbajti në krahë vajzën 10 muajshe. Aty e kuptuam se nuk ishte mirë me shëndet. Kur shkuam në spital dhe bëmë të gjitha analizat, u tronditëm kur mësuam se vajza ishte me leucemi akute. Kurrë më parë s'ka patur probleme. Unë jam nënë dhe bëj një thirrje. Nuk kam mundësi te paguaj kimiot e fundit për vajzën. Ju lutem kush ka mundësi të më ndihmojë, si nënë, si gjyshe. Nuk kam asnjë mundësi tjetër. Jam shumë e dëshpëruar. Gjithçka pata i dhashë. Vajza ka dy muaj që po kurohet në Turqi dhe unë nuk kam më mundësi. S'ka mundur dot askush ta shoqërojë, pasi nuk kemi më para të qëndrojmë atje. Na kanë thënë se transplanti kushton 100 milion lekë. Unë po kaloj helm në shpirtin tim. Më vjen keq për fëmijët, nëna i mbledh fëmijët. Të jetojë edhe ajo'.

Zylka Kosova është kjo nënë fatkeqe, e cila kërkon ndihmë për vajzën e saj, pasi për mjekët nëse ky transplant i palcës do të kryhet, 30-vjecarja ka shpresë për jetën, por familja nuk ka mundësi të paguajë koston e madhe të këtij operacioni. Deri më tani ndihmë për familjen Kosova, kanë qenë të ardhurat që kanë mundur të mbledhin nga të afërm, por kjo nuk mjafton. Kimiot vazhdojnë dhe Erjola po lufton për të fituar betejën, për veten por edhe për dy fëmijët djalin 6-vjecar dhe vajzën 10 muajshe që presin kthimin e nënës në shtëpi. Mesazh që përcillet edhe nga i biri. Vogëlushi më sytë bojëqielli plot shpresë kërkon ndihmë që nëna e tij të jetojë.

'Unë kërkoj ndihmë duke iu lutur Zotit që mami të vij në shtëpi për Vitin e Ri.Të jetë këtu me ne se më ka marrë malli shumë. Ju lutem më ndihmoni që mami im të jetojë'-përlot me këtë apel 6-vjecari

Kush mundet ta ndihmojë në dispozicion, familja Kosova nga Ura Vajgurore vë këtë numër llogarie
AL89 20 22 30 38 00000000 20 55 38 88

Erjola Kosova

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë