Nëna qan në studion e 'Pa Gjurmë' për djalin e humbur, telefonuesja e surprizon live: Djalin e keni në spital…

Pas denoncimit që nëna e tij Ludmilla Basha bëri live në studio u arrit të mësohej se i riu me probleme të shëndetit mendor ndodhej i shtruar në Spitalin Psikiatrik prej disa ditësh. Një nga infermierët e këtij spitali telefonon live gjatë transmetimit, duke treguar se Ervin Basha ishte dorëzuar nga uniformat blu të premten e kaluar, në një gjendje jo të mirë shëndetësore. 42- vjecari ishte larguar nga banesa para katër ditëve dhe për herë të fundit u pa në stacionin e autobuzëve pranë zonës së 9-katsheve. Pas kësaj telefonatë, nëna sëbashku më stafin e programit u nisen drejt spitalit për ta konfirmuar lajmin e gjetjes. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, nënë e bir u takuan edhe pse Ervini ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore.

‘Po, po ishte Ervini im… Ju falenderoj shumë që e gjeta djalin. Ai është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.Një nga infermierët më tha se në spital e kishte sjell policia. Denoncimin e kam bërë në rajonin nr. 1. Si përfundoi djali im aty, nuk e di’,- u shpreh me shumë emocione nëna nga ambientet e spitalit

I riu ishte zhdukur më datë 8 tetor të këtij viti, ndërsa kohët e fundit ishte bërë tejet agresiv. Frika se dicka e keqe mund të kishte ndodhur me fatin e të birit solli nënën në studion e PA Gjurmë, e cila rrëfeu se i biri kishte refuzuar të merrte edhe ilacet. Familjarët iu drejtuan Report TV, për të kërkuar ndihmë, ndërsa nëna në studio tregon peripecitë e vazhdueshme me të birin, që edhe pse me këmbëngulje ka kërkuar të mbahet në spital, mjekët kanë refuzuar.

 

Foto e realizuar ne ambientet e spitalit

VIDEO/ Emisioni i plote

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!