Nëna s'varroste dot foshnjen, bashkia 
e Tiranës merr përsipër procedurat

Nëna s'varroste dot foshnjen, bashkia <br />e Tiranës merr përsipër procedurat
Merr zgjidhje problemi i nënës 37-vjeçare, Rudina Hoxha, e cila nuk mund të varroste foshnjën e saj të vdekur për shkak të pamundësisë financiare.
 
Një ditë pas apelit në Report Tv ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, e cila ka marrë përsipër kryerjen e të gjitha procedurave për nderimet e fundit të foshnjës.
 
Përfaqesues të bashkisë kanë shkuar sot në banesën e Rudinës për të parë nga afër vendin dhe kushtet e saj, si dhe për të nënshkruar dokumentacionin për procedurën e tërheqjes së trupit të pajetë nga morgu.
 
Pas bisedës me Rudinën dhe deklaratës së saj për gjendjen ekonomike dhe procedurave formale, trupi i foshnjes do të tërhiqet sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Tiranës.

‘’Unë kam shkuar gjithandej me ketë kushërirën time, nuk më ka pranuar njeri. Kërkonin lekë për tokën’’,-është shprehur Rudina me lot në sy.

Report Tv ishte në kasollen e saj në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë. Rudina, 37 vjeçe jeton në kushte të mjerushme.
 
Ajo ishte strehuar në një barake të dhënë nga të afërmit e saj, por që nuk ka as kushtet më minimale për të banuar.
 
Ajo tregon me lot në sy edhe vendin se ku mbante foshnjen, për të cilën ende nuk ka një përgjigje se cili ishte shkaku i vdekjes, por deri më tani është përcaktuar si vdekje natyrale edhe si shkak i kequshqyerjes.

‘’Këtu më ndodhi kjo ngjarje, nuk kam ndihma. Burrin e kam në burg. Jetoj tek ky kushëriri, por edhe ky i shkreti nuk ka se jeton duke mbledhur kanaçe. Kërkoj ndihmë, nuk kam nënë as babë’’, -është shprehur Rudina.  

Pas publikimit të historisë së Rudinës kanë qenë të shumtë edhe qytetarët që janë interesuar për t’i ardhur në ndihmë. Edhe në ditët në vijim Report Tv do të ndjek këtë histori për të sensibilizuar çdokënd që mund t’i vij në ndihmë Rudinës, nënës 37-vjeçare që një javë më parë humbi foshnjën vetëm një muajshe.
  
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro