Nënat shamibardha që me lulet
e tyre zbukurojnë cepat e Tiranës

Nënat shamibardha që me lulet<br />e tyre zbukurojnë cepat e Tiranës
Në Tiranën e madhe, të zhurmshme e dinamike qetësinë shpirtërore dhe kënaqësinë estetike shumë shpesh e gjen në disa cepa trotuaresh.
 
Me një stol ku qëndrojnë ulur derisa sa u afrohesh duke bërë që të brofin në këmbë dhe disa kova modeste në të cilat duket sikur rriten lulet tashmë të këputura, luleshitëset i japin në tjetër dimension kryeqytetit.
 
Ndërsa ne i gëzohemi kësaj pamje harrojmë të mendojmë se si ato gra që nuk kursejnë një të "keqen nëna" shumë familjare teksa na sugjerojnë lulet, zhvillojnë këtë "tregti" që si çdo punë tjetër e ndershme kërkon angazhim.
 
Edhe kur nga nxitimi i jetës dhe ndoshta mungesa e dëshirës për të blerë një trëndafil ne i harrojmë, ato janë aty, në "cepin" e punës ose rrugës për në punë.
 
Ky është edhe rasti i nënës shamibardhë që teksa kalon mbi vijat e bardha mban mbi supe kovën plot lule që fundita shpresojmë do ja boshatisë.

plaka me lule kuvendi

plaka me lule kuvendi
  (*Fotografitë janë realizuar nga kolegia Flutura Tota)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv