Një akt padyshim heroik është ai  i zjarrfikësit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nënkolonel Bexhet Shala, i cili sot ka shpëtuar dy jetë në plazhin e Shëngjnit.

Nënkoloneli ai ishte në pushime me familjen, por ndërhyri menjëherë kur dëgjoi thirrjen e ndihmës nga një grua dhe vajza e saj.

Gruaja dhe vajza e saj ranë në vështirësi nga dallgët e mëdha në plazhin e Shëngjinit, por për fatin e tyre të mirë nënkolonel Shala ishte aty dhe nuk ngurroi të bëhej ëngjëlli i tyre.

Me guxim ai arriti t’i sillte të sigurta në breg.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës nuk ngurroi të falenderonte aktin heroik të zjarrfikësit, duke e shpallur një shembull frymëzues për të gjithë ushtarakët e FSK-së.

Ushtarakët e FSK-së me besnikëri bartin betimin e tyre, në shërbim të popullit dhe atdheut, për mbrojtjen e tyre, duke mos kursyer as jetën! Intervenimin pa mëdyshje për shpëtimin e dy personave, nënkolonel Shala e ka bërë falë shkathtësive dhe aftësive të tija personale dhe profesionalë, përvojës së tij gjatë luftës në Kosovë si dhe leksioneve të shumta për vigjilencën në situata të ndryshme, si në luftë ashtu edhe në kohë paqe”, ka shkruar Ministria e Mbrjotjes.

Nënkolonel Shala ka theksuar se kjo ishte detyra e tij, por vepra e tij ia kalon kufijtë e detyrës profesionale. Ai tregon se ndihma dhe solidariteti nuk njohin kufij, dhe si ushtarë i FSK-së, ai është gjithmonë në gatishmëri për të ndihmuar pa kushte.