Nënkryetari Mazniku viziton në spital punonjësin e IKMT që u plagos nga banorët e Astirit

Nënkryetari Mazniku viziton në spital punonjësin e IKMT që u plagos nga banorët e Astirit

TIRANE- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i shoqëruar nga Kryeinspektorja e Dallëndyshe Bici, ishte sot në mbrëmje në Spitalin e Traumës në Laprakë, për të vizituar punonjësin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Arben Bitri, i cili u plagos në krye të detyrës nga protestuesit në zonën e Unazës, pranë Astirit. Pasi u njoh me gjendjen shëndetësore të tij, nënkryetari Mazniku i uroi atij shërim të shpejtë dhe falenderoi ekipin e mjekëve për kujdesin e treguar.

“Ju falenderoj shumë për përkujdesjen sepse në një situatë të tillë, kur një nëpunës shteti dëmtohet në krye të detyrës, kemi përgjegjësi institucionale, shtetërore pak më të madhe për t’iu gjendur pranë. Kjo është arsyeja pse gjetëm një moment për të ardhur këtu për ta vizituar. Ju falenderoj për gjithë mbështetjen”, tha Mazniku.

Dallëndyshe Bici, kryeinspektore e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, falenderoi në mënyrë të veçantë të gjithë punonjësit që rrezikojnë jetën në krye të detyrës për të zbatuar ligjin. “Falenderojmë punonjësit që rrezikojnë jetën e tyre në krye të detyrës. Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë të na mirëkuptojnë për detyrën që na ka dhënë ligji, ndaj ju lutem na lini të kryejmë detyrën, ta bëjmë sa më mirë atë. Jemi pranë familjarëve që i lënduari të kthehet sa më shpejt pranë tyre”, tha Bici.

Mjeku Sotir Ceka theksoi se situata shëndetësore e Arben Bitrit paraqitet e stabilizuar, ndërsa tha se ai ka fraktura në krahë dhe dy plagë në kokë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?