Nënshkruhet marrëveshja, BB
jep 220 mln USD për Shqipërinë
Janë nënshkruar dje në Tiranë, në Sallën e Hartave në Kryeministri, dy marrëveshje huash mes Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare.
TIRANE- Janë nënshkruar dje në Tiranë, në Sallën e Hartave në Kryeministri, dy marrëveshje huash mes Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare. Për palën shqiptare marrëveshjet janë nënshkruar nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe në emër të Bankës Botërore nga Tahseen Sayed, menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë.
Dy huatë për zhvillimin e politikave në shumë totale prej 220 milionë dollarësh (100 milionë huaja për modernizimin e sektorit financiar e aprovuar më 15 maj, 120 milionë huaja për Financat Publike e aprovuar më 29 maj) do të mbështesin përmirësimin e administrimit të financave publike dhe stabilitetin e sektorit financiar. Kryeministri Rama ka theksuar se u shpëtua skema e sigurimeve, sepse pensionistët e ardhshëm rrezikonin të mos merrnin as edhe qindarka.
FondetNga ana e saj, duke folur me këtë rast, zv.presidentja e BB Laura Tuck tha mbështetja e parë do të ndihmojë sektorin financiar shqiptar, për ta bërë më përfshirës, ndërkohë që mbështetja e dytë lidhet me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga sektorin publik drejt privatëve. “Tek Shqipëria shikojmë një vend me potencial për rritje ekonomike dhe ka koston më të ulët të fuqisë punëtore në kontinent. Gjatë këtyre ditëve kam pasur privilegjin të shoh shqiptarët duke punuar fort. Këtë vit BB ka nisur një diagnostikim sistematik të vendit për të përcaktuar më mirë se si ta ndihmojë vendin në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të mbetemi një mbështetës i fortë për ekonominë dhe begatinë ne vendit tuaj”, u shpreh ajo.
MarrëdhënietNdërkohë, kreu i Ekzekutivit Edi Rama tha se këtu simbolikisht mbyllet një kapitull bashkëpunimi, herë i tensionuar e herë jo efektiv, me partnerët ndërkombëtarë. “Këto marrëveshje janë produkt që shkojnë përtej qeverisjes sonë dhe unë jam krenar, sepse ne krijuam një frymë skuadre me partnerët tanë. Transformimi i punës në Dogana dhe Tatime ka nisur të japë rezultate shumë inkurajuese, ashtu si edhe formalizimi i ekonomisë, që do të thotë se ekonomia shqiptare ka mundësi të hyjë në një stad të ri”, shtoi ai.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24