Një marrëveshje mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore pritet të modernizojë shërbimet arsimore me asistencë të një prej universiteteve më të njohura në botë.

“Vendosim në dispozicion të të gjithë atyre që marrin dhe do të marrin shërbime arsimore, një standard ekselence si ai i Universitetit të Cambridge”, thotë Rama.

Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kritikat për bashkëpunimet me Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillim.

“Qendra e Shërbimeve Arsimore u bë si ‘Nëndetësja 105’, ndërkohë që gjithë ky proces u kthye si filmi ‘Ballë për ballë’ dhe megjithëse unë mora anën e armikut, na u desh një kohë e gjatë, që më në fund ta mundësonim pushtimin amerikan të bazës heroike të shërbimeve arsimore të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Kjo marrëveshje synon të transformojë institucionin përgjegjës për administrimin e provimeve kombëtare dhe shërbimeve të tjera kyçe arsimore në një institucion autonom dhe të bazuar në standarde ndërkombëtare.

“Reformon shërbimet dhe modernizon sistemet duke iu përgjigjur ritmeve që na dikton koha digjitale në arsim dhe në çdo sektor tjetër. Qendra Kembrixh do të asistojë Agjencinë e re për rritjen e kapaciteteve të stafit, optimizimin e proceseve apo investimeve të duhura në teknologji”, tha Kumbaro.

Projektet me fondacionin nuk do të ndalen, thotë kryeministri por pa zbuluar planet e reja.

“Me shumë kënaqësi sot do vazhdojmë ditën me disa plane të tjera ‘djallëzore’, ‘marrjesh në zotërim’ nga amerikanët të vlerave, aseteve, qendrave heroike të Shqipërisë dhe gjëja më e rëndësishme është që nga gjithë këto “operacione armiqësore” do fitojnë dhe do përfitojnë fëmijët, të rinjtë, nxënësit, studentët, prindërit”, tha kryeministri.

Në aktivitet u prezantua gjithashtu projekti për ambientet e reja të Agjencisë Kombëtare për Shërbimet Arsimore, në një hapësirë rreth 3.500 m², e projektuar për të përmbushur standardet ndërkombëtare në administrimin e proceseve të testimit dhe vlerësimit.

 

P.J/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • five company: 06/05/2026 21:20

    "Edi, po flet pa dorashka..". Vetem me nje gabim, jo gramatikor por ne kontekst, qe "105 ishte per fondin e zhvillimit amerikan dhe jo per zhvillimin arsimor! Kujt i nevojiten intelektualet, talentet dhe zhvillimi kulturor??!!. Pra pasi e kthyem Shqiperine ne shtet te " Real Estate" fitimi i zhvillimit u riciklua dhe u kthye ne shtet te turizmit. Por zhvillimin arsimor e le per ne fund Edi. Post Scriptum: Pasi futbollisti u ul ne stol te lyer me fekale, pyeste veten se nga vinte kjo ere e rende??! Gjithesesi Edi mbasi i zhvilluam Real Estate, Turizmin, Konsumin dhe Tregtine tani do nuhasim dhe do gjejme zhvillimin tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?