Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia

Kryeministri Edi Rama, kreu i Bashkisë së Elbasanit dhe përfaqësuesit e Fondit Amerikan të Zhvillimit nënshkruan marrëveshjen për rijetëzimin e kalasë së këtij qyteti. Rama tha se me transformimin e Kalasë, Elbasani do të tërheqë më shumë turistë, e bashkë me ta, do të përjetojë një zhvillim historik.  Rama, u shpreh se në Elbasan do kemi një pol të ri të Tiranës metropol.

Kalaja e Elbasanit ka një histori dhe përbërës që kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Ka edhe shumë element dhe nëse ne do të bëjmë në kohën dhe në mënyrën e duhur një projekt në partneritet me fondin shqiptar të zhvillimit dhe do të kemi një rritje të madhe të numrit të vizitoreve brenda në lagje dhe kjo do bëjnë që vlera e shpive në lagje të rritet. Në Elbasan do kemi një pol të ri të Tiranës metropol’, tha ai.

Me ironi, u ndal edhe te kritikat me të cilat kundërshtarët politikë, presin projekte të tilla, kritika që jo pak herë-here kanë shënjestruar edhe vetë fondin Shqiptar të Zhvillimit.

‘Dua të them se tani jemi në kushtet kur të gjithë vizionin dhe përgatitjen e punës për transformimin e lagjes mund ta konsiderojmë të garantuar këtë bashkëpunim midis fondit qeverisë dhe bashkisë. Me fondin janë realizuar projekte që flasin vet duke filluar nga zonat bid që janë në grupin e projekteve ku hyn edhe kalaja tek zona të tjera të zhvillimit që përfshijnë mbështetjen e edukimit të më të vegjëlve me teknologjinë me modelin tumo fal kontributit të fondit që do ta shtrijmë dhe në Elbasan. Edhe tek Butrinti që është xhevahiri më i çmuar i kurorës pasi fal ekspertizës së fondit, mund ta shohim të ardhmen e parkut kombëtar me shumë optimizëm. Me fondin po punojnë në Durrës, në lagjen rreth amfiteatrit që është një punë e ngjashme me punën në Elbasan’, tha ai.

Kryeministri Rama ka ironizuar edhe Sali Berishën, për të cilin tha se pret që ai të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës.

“Mirëpresim stalkerin e fondit që të shfaqet në kala që të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës që ta marrin dhe këtë bekim se na duhet.

Kryeministri u ndal edhe tek “Giro d'Italia 2025”, edicioni i 108-të i garës së famshme që do të nis nga Shqipëria. Rama tha se janë rreth 200 vende që do ta ndjekin xhiron e Italisë. Ai u shpreh optimist se brenda mandatit të 4 qeverisës Shqipëria do të jetë gati për të hyrë në BE. 

‘Për pak ditë do jemi në Romë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në xhiron e Italisë dhe kjo do të na sjell 200 sytë e 200 vendeve në 3 ditë në 3 zona të ndryshme Durrës, Tiranë dhe Vlorë, do shihet Shqipëria dhe vendi për t’u vizituar. E ardhmja është aty dhe ne sot shohim horizontin e anëtarësimit në familjen europiane brenda kësaj dekade. Brenda mandatit të 4 jemi do jemi gati për të hyrë në familjen europiane dhe me këtë periudhë përkon edhe ky transformimi i Elbasanit’, tha ai.

Blendi Gonxhja, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, gjatë fjalës së tij foli për projektin ‘Auto Moto Park Albania’, që do të jetë pista e parë në Shqipëri për garat e shpejtësisë dhe do të vendoset në Elbasan.

Ai tha se ky event do të ketë 300 mijë spektatorë dhe 1 miliardë shikues.

‘Do të ndërtojmë Auto Motor Park Albania në Elbasan. Për eventin vjetor që po bëhemi gati ta nënshkruajmë presim 300 mijë spektator dhe 1 miliardë shikuesish. Kurse në Elbasan ky event do të sjell më shumë punësim’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka ironizuar Sali Berishën nga Elbasani, ku u nënshkrua sot një marrëveshje për rijetëzimin e kalasë së qytetit.

Ai tha se pret që ai të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës.

“Presim stalkerin e fondit që të shfaqet në kala që të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës që ta marrin dhe këtë bekim se na duhet. Këtu në Elbasan ka një besim të palëkundur tek hudhra si një komponent i rëndësishëm i mbajtjes larg të syrit të keq.  Por nëse do të nderonte me vizitën e saj këtu kukuvajka kanarinë ne do të ishim shumë mirënjohës sepse do të na jepte mundësinë ta forconim këtë marrëdhënien mafioze korruptive kriminale me fondin shqiptar të zhvillimit dhe të vendosnim të gjitha paratë e krimit të përbashkët në dispozicionin të qytetit të Elbasanit të bindur që nuk do të kishte sy të keq që do të na afrohej më sepse do të kishim një hudhër këtu point zero në dispozicion', tha ai.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalariu berat: 11/01/2025 14:58

    O bandit...me Suelin do I marresh prape votat...se pa bandat je nje hic...po do ta hane koken dhe Ty...do te vije dita qe do japesh llogari o bandit..qe ben si gangster me 200 gardista dhe prape ke frike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?