Nëntor 2013, 'ngecin' Tatimet
ngadalësim në vjeljen e taksave

Nëntor 2013, 'ngecin' Tatimet<br />ngadalësim në vjeljen e taksave
TIRANE- Të dhënat e krahasuara të buxhetit faktik 2012 me atë të vitit 2013 për 11 muajt e vitit 2013, tregojnë se administrata fiskale vazhdon të ketë performancë të dobët në të ardhurat buxhetore. Këtu ka ndikuar sidomos rënia në Tatimet, pasi Doganat kanë patur ecuri pozitive, sidomos muajt e fundit. Gjatë 11 mujorit (janar-nëntor) të vitit 2013, Ministria e Financave ka bërë të ditur se të ardhurat totale në buxhet u tkurrën me bazë vjetore me 3.1% krahasuar me të ato të po të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në vlerë monetare kjo do të thotë 9.3 miliardë lekë më pak. Të ardhurat nga Tatimet e Doganat për 11-mujorin 2013 ishin 202 miliardë lekë, duke pësuar kështu një rënie prej 4.5%  (ose 9.5 miliardë lekë) në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkaq, pas rishikimit të buxhetit, të ardhurat për 11-mujorin 2013, rezultojnë 1.1 miliardë lekë më shumë se plani.

Taksat
Nga zërat që nuk e përmbushën planin e mbledhjeve të të ardhura ishte ai i tatim-fitimit, i cili u tkurr me 10.7% në 11-mujorin e vitit 2013, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si rrjedhojë u mblodhën 1.6 miliardë lekë më pak, duke i çuar të ardhurat për këtë zë në 13.5 miliardë lekë, duke qenë nga zërat që mblodhën më pak fonde se plani. Në vlerë absolute, zëri i TVSH-së vijon të ketë një trend negativ, i cili ka ndikuar në afërsisht 76% të rënies së mbledhjes së të ardhurave buxhetore. Në të dhënat e financave bëhet e ditur se të ardhurat nga TVSH-ja ishin rreth 99.3 miliardë lekë në fund të 11-mujorit 2013. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë tkurrja është 7.3%. Në vlerë monetare do të thotë 7.8 miliardë lekë më pak për këtë zë. Ndërkohë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbledhjen e akcizës. Për herë të parë ky zë pati një tendencë rritëse me 0.1%, duke arritur të mbledhë 33 miliardë lekë.
 
Nëntori
I marrë vetëm, si muaj, nëntori 2013 nuk ka qenë shumë pozitiv për të ardhurat. Huamarrja e brendshme është rritur 125% me bazë vjetore, duke ushtruar presion në tregun e bonove e obligacioneve. Deficiti buxhetor është rritur sërish në nëntor, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave dhe shpenzimeve relativisht të larta, ndryshe nga tetori, kur ai u reduktua për herë të parë përgjatë 2013. Në total, për periudhën tetor-nëntor, të ardhurat në buxhet kanë rënë me 1%, në raport me të njëjtin 2-mujor të vitit të kaluar.
Nëntori solli një përkeqësim të tendencës, me të ardhurat që arritën rreth 26 miliardë lekë, me një rënie prej 8.3% në raport me nëntorin 2012, që është dhe rezultati më i dobët i katër viteve të fundit.
 

 Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit