Me hyrjen e muajit nëntor, futemi në muajin e festave kombëtare të çlirimit nga pushtuesit gjerman dhe italian si dhe pavarësia.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Instagram, ka publikuar disa foto nga bulevardi të figurave të njohura dhe heronjve kombëtar.

Ai shkruan se këta janë heronjtë e vërtetë të cilët nuk kanë të ngjashëm e sidomos mes politikanëve.

Nentori i deshmoreve te atdheut!
Nentori i atyre qe luftuan per pavaresi;
Nentori i atyre qe luftuan kunder fashizmit e nazizmit, bashkepunetoreve te tyre,
Cliruan atdheun!
Eshte muaji historik i HERONJVE TE VERTETE te ketij vendi;
Atyre qe nuk kane te ngjashem,
Vecanerisht mes politikaneve te pas 1912-tes, pas 1939-tes, pas 1944-tes, pas 1990-tes e ketej po e po;
Atyre qe jane heronjte e popullit e qe kurre nuk behen heronjte e politikaneve;
Nuk ua lajne e as amnistojne,
fajet, vjedhjet, vrasjet,
as sharjet, shpifjet, fyerjet, kercenimet;
Nuk ua legjitimojne nevojen per pushtet personal gjithnje, deri ne fund fare, tek ai biologjik,
as placken e pamase vene prej ketij pushteti.
Ka nje hendek te madh, shume te madh,
mes tyre dhe atyre qe bejne si ta:
IDEALIZMI!
Idealizmi i tyre i beri deshmore te Atdheut!
Materializmi i ketyre i beri politikanet e perjetshem te Ardheut!
Ndaj ne diten e pare te Nentorit,
kam nje thirrje per ty:
Ndero kete muaj heroin tend!
Luftetarin per pavaresi,
Partizanin antifashist!
Jo politikanin qe abuzon me ta,
here i harron, here i sulmon,
here i relativizon e i delegjitimon,
here behet bashke me llumin e llumit qe nuk ka lene gje pa bere kunder heronjve te Atdheut!
Tregoji Shqiperise 
fol per te, shkruaj per te;
Vecanerisht ti qe je i ri, tregoji gjithkujt per stergjyshin e gjyshin tend qe e ben kete vend te pavarur e te lire nga fashizmi e nazizmi!