Pandemia e COVID nuk ka përfunduar dhe është vetëm çështje kohe par ase nënvarianti i ri BA.2, i përhapur në Europë dhe Rajon, të mbërrijë në Shqipëri. Kështu deklaroi epidemiologu Artan Simaku në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Enxhi Musai.
Epidemiologu u shpreh se BA.2 ka simptoma të njëjta me variantin e mëparshëm Omicron, por theksoi se transmetueshmëria e këtij nënvarianti është shumë më e lartë.
Ai theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit për parandalimin e infektimit dhe respektimin e masave anti-COVID që janë ende në fuqi, distancimi social dhe mbajtja e maskës.

"Nënvarianti BA.2 nuk ka dyshime të qarkullimit në Shqipëri, por sa kohë po qarkullon ën vendet e rajonit, është e pritshme që në javët në vijim të qarkullojë edh enë Shqipëri. Situata paraqitet në trend në rënie, por pandemia nuk ka përfunduar. Eksperienca tregon çdo ditë e më shumë rëndësinë e vaksinimit për parandalimin e infektimit dhe uljen e numrit të rasteve. Është shumë e rëndësishme dhe doza përforcuese. Vaksina ofron mbrojtje edhe ndaj varianteve të reja edhe variantit BA.2. Simptomat e këtij varianti janë të njëjta me ato të Omicron. Janë shumë të lehta se variantet e mëparshme. Nga OImicron dallon nga transmetueshmëria më e lartë, është disa herë më i transmetueshëm, ndërsa shenjat janë të njëjta nga ana klinike. Masat që janë në fuqi duhet të respektohen nga popullata", tha ai.
I pyetur se çfarë na pret në verë në lidhje me situatën epidemiologjike, Simaku u shpreh se mund të ketë një rritje të lehtë të numrit të infeksioneve, si pasojë edhe e fluksit të shtuar të udhëtarëve, por theksoi se kjo nuk do të jetë një rritje shqetësuese.
/r.k./Shqiptarja.com"Në verë mund të kemi një rritje të lehtë të numri të rasteve pasi pritet edhe një fluks i lartë i numrit të udhëtarëve, por jo rritje shqetësuese. Theksoj dhe njëherë rëndësinë e madhe të vaksinimit", theksoi epidemiologu.
Komente

