Neofuturisti Daniel Schinasi
vjen në Tiranë
Një prej artistëve më të njohur, Daniel Schinasi, themelues i neofuturizmit ka ardhur dje në Tiranë për një takim me studentët e arteve, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin leksione prej tij në dy ditë. Daniel Schinasi, themelues i neofuturizmit vjen në Tiranë me nismën e Institutit Italian të Kulturës.
TIRANE- Një prej artistëve më të njohur, Daniel Schinasi, themelues i neofuturizmit ka ardhur dje në Tiranë për një takim me studentët e arteve, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin leksione prej tij në dy ditë. Daniel Schinasi, themelues i neofuturizmit vjen në Tiranë me nismën e Institutit Italian të Kulturës. Vizita është planifikuar në datat 19 maj dhe sot më 20 maj, me synimin e një aktiviteti të dyfishtë. Schinasi do të mbajë dy masterklasë me studentët e Universitetit të Arteve dhe do të jetë pjesëmarrës edhe me imazhin e tij nëpërmjet shfaqjes së dokumentarit kushtuar atij, që titullohet “Le juif italien d’Alexandrie” (Hebreu italian i Aleksandrisë). Dokumentari përpiqet të mbledhë në 36 minuta karrierën e dendur artistike të piktorit të famshëm, i cili ka lindur në Aleksandri, Egjipt, në vitin 1933 nga një familje sefardite me origjinë livorneze.
Aktualisht ai e ndan jetën e tij mes rivierës franceze dhe fshatit toskan. Ngjarjet në dokumentarin “Le juif italien d’Alexandrie” fillojnë nga pranvera e vitit 2009, kur komuna e Cascina-s, në provincën e Pizës, i ngarkon Schinasi-t të krijojë një seri pikturash për të festuar 400-vjetorin e shpikjes së teleskopit të Galileos. Artisti lë Nizza-n, duke u nisur drejt Casino di Terra për të filluar punën. Ndërsa punon, artisti i rrëfehet kamerës, siç pasqyrohet në kanavacë. Bisedon me miqtë, me gruan, me veten e tij. Kujtimet e një jete shfaqen gradualisht dhe ndërkohë shikuesi zbulon se ka shumë gjëra që ai i tërheq nga e kaluara e tij dhe i hedh në punë”.
Kështu përshkruhet dokumentari për karrierën e piktorit neofuturist Daniel Schinasi. Ndërsa njohja me stilin e pikturës së tij do të jetë një moment i veçantë. Sipas rrëfimit të autorit format dhe ngjyrat lindin dhe zhvillohen nga vetë kujtimet, mërgimi i dhimbshëm nga vendlindja Egjipti ende djeg shpirtin e tij dhe e vë atë në lëvizje. Ai na jep çelësin të zbulojmë sesi ai ka ndërtuar stilin që sot e dallon nga të tjerët, dhe kuptojmë sesi për të kryer një vepër të tillë, është e nevojshme të sfidosh, ose të humbasësh përgjithmonë. Në këtë rast, piktori Daniel Schinasi ka ditur të rezistojë.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
26.9%
-
Njësoj
15.5%
-
Më keq
57.5%
Vota total: 4324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua
1 Gusht, 21:59
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim
1 Gusht, 21:36
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente
1 Gusht, 21:22
-
Spektakël në SHBA, Milani mposht minimalisht Real Madridin
1 Gusht, 21:08
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën shoferi
1 Gusht, 21:03
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve në masën 13.5 %, ja se si do të llogariten
1 Gusht, 20:49
-
Detaje të reja nga vrasja e liderit të Hamas, Haniya/ New York Times: Nuk ishte raketë, por një bombë me telekomandë
1 Gusht, 20:38
-
Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)
1 Gusht, 20:16
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01