Mes zaptimit të foltores nga demokratët rreth Sali Berishës, opozitës së re vëmendjen ia mori mungesa e Marjana Koçekut në Kuvend, deputetes të larguar nga grupi socialist mes polemikave për protestën dhe pretendimeve se është kërcënuar nga grupi Bajri.
"Duam të dimë nëse Ministria dhe garada e kanë marrë në mbrojte deputeten", tha Erald Kapri, Partia Mundësia.
"Deputetja juaj e dha dorëheqjen në ndër të saj dhe sot po denoncon kërcënimet", tha Redi Muçi, Lëvizja Bashkë.
Në komentin e parë, pas njoftimit të Koçekut në një postim online, se largohej nga PS, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, tha se: 'Njerëzit duhet të njoftojnë zyrtarisht. Tani, ku e di unë që s'i kanë vjedhur Facebook-un, zonjës? Megjithatë, thotë se ka tentuar të flasë me të. Unë e kam marrë në telefon, nuk ma ka hapur. Kaq'.
Për kërcënimet e pretenduara nga deputetja Koçeku, Balla thotë se solidarizohet dhe nxit autoritetet të hetojnë, por së pari duhet bërë denoncimi.
“Mos kallëzimi i një krimi është po ashtu vepër penale ti duhet të shkosh menjëherë në rajonin më të parë të policisë dhe të thuash në telefonin tim, në telefonin e vëllait tim…një hetim paraprak duhet zhvilluar", tha Balla.
Deputetes 26-vjecare i kujton se mandati nuk është i saji, por i Partisë Socialiste.
“Ua them shpesh kolegëve më të rinj, të shkojnë e ta provojnë njëherë pa grushtin dhe trëndafilin si dalin”, nënvizoi Balla.
Atë që Bajrat e Shkodrës e paralajmëruan, e bën fakt, duke e kallëzuar në SPAK për shpifje deputeten Marjana Koçeku, përfshirë edhe për kanosje, referuar shprehjes së saj, se do i shkatërrojë Bajrat, nëse i prekin familjen.
Pa asnjë reagim publik, e vetëm me statuse në rrjetet sociale, i radhës këtë të enjte nga deputetja e pagëzuar si “neomalësorja” ishte për shfajësimin përballë banorëve të zonës së saj pse mbështeti aksionin e qeverisë për shembjet në Theth. Efekte postimi
Edhe pse në Kuvend nuk ka mbërritur një kërkesë zyrtare për largimin nga grupi, socialistët nuk humbën kohë, dhe ulësen e saj në Kuvend, e zuri deputetja tjetër Briseda Cakërri.
Kliko këtu për të lexuar kallëzimin e Bajrave
Komente










