Deputetja e PS Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare duke vënë theksin tek zhvillimi i zonave të Veriut dhe veçanërisht të Dukagjinit.

Në fjalën e saj, Koçeku theksoi se misioni i saj politik është përfaqësimi me dinjitet i komuniteteve të lëna pas dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në zonat veriore të vendit.

Deputetja kujtoi se para dy vitesh nisi ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, një investim që sipas saj ka sjellë impakt të dukshëm në jetën e komunitetit lokal dhe ka rritur interesin për zhvillim ekonomik e turistik të zonës, ndërsa bëri me dije se së shpejti do të nisë edhe projekti për ndërtimin e rrugës Shalë-Tropojë.

'Unë jam në këtë Kuvend për të realizuar atë moton europian që thotë mendo globalisht dhe vepro lokalisht. Zona që unë përfaqësoj veçanërisht Dukagjini ka shumë mungesa dhe nevoja. Para dy vitesh u fillua rruga e Dukagjinit dhe ka pasur impakt dhe një rritje të interesi të vet komunitetit. Në këtë moment që ne jemi jam e lumtur që mbështetja e kryeministrit nuk mungon dhe rruga e Dukagjinit do të shkojë drejt asfaltimit.

Së shpejti do të nis edhe rruga Shalë- Tropojë për ti dhënë alpeve vëmendjen që meritojnë, sepse asnjë zonë më mirë nuk mund të zhvillojë turizmin më mirë se kjo zonë. Jam e bindur se ajo që do të vij është më e mire se ajo që ka shkuar. Dua ta mbyll këtë fjalim timin duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Shkodrës që më kanë votuar’, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Protesta për UÇK, Balla-PD-së: Rama s’do jetë, pse nuk vini? Kryetari juaj ‘dhëndër’ i mirë i Serbisë! Berisha: Kryeministri, shërbëtor i Vuçiç