NEPAL- Numri i viktimave të ortekut vdekjeprurës në malet e Himalajeve deri më tani ka arritur në mbi 39 persona. Orteku dhe stuhia e dëborës ndodhi të mërkurën në Nepal, në kulmin e sezonit të aktivitetit sportiv në këtë zonë, ndërsa mësohet se janë me dhjetëra peronat ende të humbur.
Numri i viktimave ka arritur në 39, mbasi një helikopter, që shërben për gjetjen e trupave, ka lokalizuar në mes të dëborës dhe 9 trupa të pa jetë. Gjithashtu operacioni i shpëtimit deri më tani ka shpëtuar jetën e 371 personave ndërsa janë me dhjetra të tjerë ende të konsideruar të humbur.
“Kemi lokalizuar nëntë trupa të tjerë ditën e sotme, por ende nuk mund t’i marrim ata për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës. Unë mund të konfirmoj se numri i viktimave deri më tani është 39 ."- ka deklaruar për mediat Govinda Pathak, kreu i policisë në rrethin e Mustang të Nepalit.
Gjithashu autoritetet raportojnë se dymbëdhjetë helikopterë janë vënë në veprim ditën e sotme për të bërë kërkimet në pika të ndryshe të paarritshme nga toka, ndërsa një numër i madh ushtarësh janë shpërndanë në drejtime të ndryshme përgjatë territorit malor.
Aktualisht kjo është përpjekja më intensive për të gjetur të mbijetuarit e një prej katastrofave më të rënda malore të vendit, e cila goditi në një kohë të vitit kur moti është zakonisht i qetë. Ndër viktimat e kësaj tragjedie janë dhe alpinistë nga Kanadaja, India, Izraeli dhe Polonia.

(Në Foto: Pamje nga operacioni i shpëtimit)
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO