Nepal/ Rrëzohet avioni, 18 të vdekur! Piloti, i vetmi i mbijetuar

Katmandu- Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni të mërkurën (24 korrik) në Nepal. I vetmi i mbijetuar është piloti.

Avioni u rrëzua teksa po përpiqej të ngrihej nga aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan (TIA) në kryeqytetin Katmandu në drejtim të qytetit turistik të Pokhara, raportoi e përditshmja Kathmandu Post.

Premnath Thakur, zëdhënësi i TIA, tha se rrëzimi ndodhi rreth orës 11:00 (me kohë lokale)

Kapiteni MR Shakya i aeroplanit të Saurya Airlines u shpëtua dhe është nën kujdesin e mjekëve në një spital.

Në mesin e 19 personave ishin edhe anëtarë të ekuipazhit dhe avioni ishte nisur për në qytetin Pokhara në Nepalin qendror.

Ushtria nepaleze drejtoi operacionet e shpëtimit që janë duke u zhvilluar në vendin e aksidentit.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë