Gjobë, 60 mijë lekë ka marrë drejtuesi i një makine të bardhë i cili është filmuar duke bërë drifting në sheshin “Nënë Tereza” para Universitetit të Tiranës.
Pasi policia Rrugore e Tiranës evidentoi nëpërmjet pamjeve filmike makinën shoqëroi dhe ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.
Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor.
Komento
As nuk e rruan fare per ate 60.000 leksh ai "garipi".Shtoheni denimin,ligjin.2 muaj burg,p.sh.
Përgjigju