"Nëpunësi civil", miratohet Akti
i Qeverisë 84 vota pro, 4 kundë

i Qeverisë 84 vota pro, 4 kundë">
TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot pasdite Aktin Normativ të Qeverisë, që shfuqizon për 6 muaj ligjin "Për nëpunësin civil”. Miratimi është bërë me 84 vota pro dhe 4 kundër, asnjë abstenim, në mungesë të opozitës, me përjashtim të 4 deputetëve të PDIU-së, që kishin deklaruar votën kundër që në fillim.  Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, sqaroi para votimit se ky Akt votohet vetëm njëherë nga Kuvendi, pra, miratohet ose rrëzohet.

Opozita kishte deklaruar se do ta bojkotonte seancën, ndaj i kishte dërguar Kuvendit një mesazh nëpërmjet një përfaqësie të saj, lexuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Deputetët e tjerë ishin: Eduard Halimi, Gent Strazimiri dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu.

Paloka akuzoi nga foltorja e Kuvendit, mazhorancën, se me votimin e Aktit Normativ, "po i fut thikën" konsensusit dhe i bëri thirrje edhe deputetëve të mazhorancës të mos e votojnë. Pas kësaj, përfaqësia e opozitës u largua nga salla duke mos dëgjuar reagimin e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe as reagimin e Kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta.

Katër deputetët e PDIU-së nuk u larguan nga seanca duke deklaruar se ishin pjesë e opozitës, por nuk ishin dakord me bojkotin, ndërkohë që do të votonin kundër aktit normativ.

Nga ana e tij kryeministri Rama tha se “Ky akt nuk ka lidhje me prishjen e konsensusit, por shpreh përgjegjësinë e kësaj shumice të re, për t'i dalë përpara një vakumi ligjor të cilin e rrezikonim më 1 tetor dhe për të ecur përpara. “

votimi ne kuvend per nepunesin civil
(Votimi i aktit sot në Kuvend)

ZHVILLIMET  NE KUVEND

ORA 11: 39: RAMA: RREZIKONIN VAKUMIN LIGJOR, S'KA LIDHJE ME PRISHJEN E KONSENSUSIT


Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit dha arsyet e nevojshme të votimit të Aktit të Nëpunësit Civil. “Ky akt nuk ka lidhje me prishjen e konsensusit por shpehje e përgjegjësisë së kësaj shumce të re, për ti dalë përpara një vakumi ligjor të cilin e rrezikonim më 1 tetor, dhe për të ecur përpara. “

“U fol qartë dhe i komunikuam publikut të gjitha arsyet ku mbështetet ky akt, pa iu vërsulur opozitës dhe pa e kthyer këtë debat në frymë urrejtje dhe mllefi ndaj opozitës. Kjo është vija jonë e re e sjelljes ndaj opozitës dhe e lindur nga vullneti sovran për të mbyllur kapitullin e keq qeverisjes, duke i ndarë shqiptarët në të mirë dhe të këqij. Partizanë të Brukselit apo diversantë të SHQUP”- tha Rama.

Rama tregoi dhe kur ka marrë për herë të parë, sinjalin e alarmit për pazbatueshmërinë e këtij akti normativ “E kemi marrë kur drejtoresha e Administratës Publike, që nuk përfaqësonte mazhorancën qeverisëse, na ka njoftuar me shkrim të gjitha arsyet që në datën 1 tetor mund të ndodheshim në kushtet e një vakumi absolut dhe të mos funksionimit të shtetit. Menjëherë kemi kontaktuar projektin europian dhe na ka konfirmuar një për një të gjitha arsyet e drejtoreshës. Me vullnetin e mirë donim të përfshinim edhe opozitën. Akti nuk ka lidhje me prishje konsensusi, por është shprehje e përgjegjshmërisë së qeverisë, për ti dalë përpara vakumit ku do të gjendeshim dhe përgjegjësisë për ta udhëhequr këtë vend në rrugën e duhur. Kush flet për konsensus, nuk do ta harrojë për asnjë çast që kjo shumicë gëzon fuqinë konsensuale që i jep kushtetuta, 84 vota. Nëse mazhoranca e djeshme t’i kishte 84 vota do të shihnim më shumë se çka ndodhur. Ne asnjëherë nuk i pamë të na shtrinin dorën, apo të shihnim kryeministrin e atëhershëm të shtrinte dorën e bashkëpunimit.”


(Video A1 Report, fjala e Kryeministrit Rama në Kuvendin e Shqipërisë)

RAMA:  NE KERKUAM DIALOG

  “Katër anëtarë qeverie u janë lutur përfaqësuesve të opozitës për tu ulur dhe biseduar. Kanë pasur vetëm një përgjigje pozitive dhe kanë bërë një bashkëbisedim, me partinë që ndodhet në sallë, PDIU të cilën e falenderoj megjithëse  se kuptoj votën kundër. Të gjithë tjerët kanë kthyer përgjigje të vetme. Të kërkojnë në arkivin e tyre, vetëm një ftesë në 8 vite. Ne kërkuam vetëm dialog, instrumenti që ndan qeverisjen me barbarinë. Kjo do të jetë e vërteta e gjithë kohës në vijim. Sot PD nuk është në sallë, por nuk ka një demokrat të vetëm në Shqipëri që nuk është i lënduar, siç janë lënduar mijëra socialistë nga shpifjet e bëra nga mazhoranca e djeshme.

Të kërkojnë në arkivin e tyre, vetëm një ftesë në 8 vite. Ne kërkuam vetëm dialog, instrumenti që ndan qeverisjen me barbarinë. Kjo do të jetë e vërteta e gjithë kohës në vijim.  Sot PD nuk është në sallë, por nuk ka një demokrat të vetëm në Shqipëri që nuk është i lënduar, siç janë lënduar mijëra socialistë nga shpifjet e bëra nga mazhoranca e djeshme. PD është opozita më e madhe e këtij vendi dhe nuk është armike, por është në rrugën që ka zgjedhur vetë.

NDRYSHIM STRUKTURAVE TË QEVERISJES NË NIVELIN E PARË

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se: Do të transformojmë të gjithë procesin qeverisës. Ndërkohë që kemi dy ministri më shumë dhe dy ministra më shumë të shtetit, kemi reduktuar kostot e qeverisë me 15 %.
 
Kemi hequr hallkat e tepërta në menaxhim, struktura që i mbivendoseshin njëra-tjetrës dhe kemi vënë në shërbim të qytetarëve, ristrukturimin e nivelit të parë të qeverisë.  Po të mos kishim shtuar dy ministri do kishin 20 % më pak shpenzime, por me këtë strukturë kemi risi, që do i shërbejnë qytetarëve të vendit.
 
Së pari: Do të kursejmë 15 % nga paratë e shqiptarëve, duke krijuar një rrjet kombëtar antikorrupsion me kordinatorin që është ministri i çështjeve vendore.
Së dyti: Do të kemi ndërtuar në gjithë strukturën e qeverisë, një skemë financimi në bazë të rezultateve.
Së treti: Njësia e njësimit të prioriteteve, njësi speciale për të ndjekur gjithë ecurinë e vendimeve dhe urdhëra që kanë të bëjnë me prioritetet.
Së katërti: Rrjeti kombëtar i informacionit dhe komunikacionit, në çdo ministri me koordinimin e ministres.
Së pesti: Korrektorin gjyqësor në nivelin e parë të qeverisjes, për të shpëtuar gjuhën shqipe që në dokumentacionin zyrtar të këtij vendi që është specia në zhdukje. Ë dhe ç janë shkronja në zhdukje, por jo vetëm kaq.

SHKURTIMET E PUNONJËSVE NË KRYEMINISTRI DHE MINISTRI

Numri total i punonjësve në kryeministri dhe ministritë e djeshme ishte 2168 ndërsa ky numër sot do të jetë 1884 punonjës. Shkurtimet nuk do të bëhen si pjellë e idesë, hajde të shkurtojmë, por do të jenë të balancuara dhe të menduara.
 
Në një pjesë të qeverisë, kemi shkurtime drastike në burokraci, në një pjesë tjetër kemi rritje në funksion të prioriteteve.
 
Në qeverinë paraardhëse, 25 % e punonjësve të lidhur me ekonominë, punonin në financë dhe vetëm 10 % punonin në energji dhe strategji. Sot kemi 21 % punonjësve që do i dedikohen financës dhe 14 përqind zhvillimit ekonomik dhe 14 përqind zhvillimit të energjisë.
 
Në shërbime publike, do të punojmë për tu shërbyer qytetarëve. Ministritë e linjës së shërbimeve shkurtohen në mënyrë drastike. Por linjat e shërbimit për qytetarë, arsim, mjekësi etj, do të forcohet, aty ku qytetari do e kërkojë.
 
Integrimin ta kthejmë nga një propagandë kundër opozitës, në një propagandë për thithjen e projekteve. E gjithë tufa e shërbimit diplomatik, nuseve, kushërinjve, krushqëve, motrave, një herë e një kohë, turrej për të mbushur veshët e ndërkombëtareve për shpifjen e rradhës së kryetarëve të mazhorancës së sotme. Kjo kohë ka marrë fund.
 
Nga 71 për qind e administratës që ishte Ministria e Jashtme tani ka shkuar në 61. Ndërsa Ministria e Integrimit nga 24 tani ka shkuar në 39 përqind.
 
Në policinë e shtetit. Në zyra do të rrinë pak më shumë se 200 njerëz dhe forcat e tjera do të shkojnë në terren. Kjo është reforma jonë dhe kjo është faza e parë.
 
Ka ndryshuar struktura e kryeministrisë, nga një kryeministër me 24 këshilltarë dhe pjesën tjetër, tani në kryeministri do të jenë vetëm 13 veta plus një Kryeministër.
 
SKANDALET ME RIMBURSIMIN E TVSH

“Kush po flet e kush po na mbron administratën dhe nëpunësin civil, kjo pjesë kalon edhe atë pjesë të gazit të madh siç thoshte Faik Konica. Mjafton t’ju them se sot gjendemi përpara vetëm fillimit të auditimi të tatimeve të Shqipërisë. Ndërkohë që ky popull është i mbërthyer nga borxhet dhe TVSH që nuk është rimbursuar. Na dalin përpara miliona rimbursimi TVSH për kompani që nuk ekzistojnë, të bëra deri në ditët e fundit, ashtu sikundër 30 shtator qeveria emëron drejtuesin e ri në 1 tetor Aluizni merr në punë 200 punonjës nën kontratë.

Nëse shohim punonjësit me kontratë dhe ata me emërim të përheshëm, gjejmë që inxhinierët janë me kontratë ndërsa, bujqit, mësuesi e fiskulturës dhe njerëz që slkanë lidhje me territorin janë aty” deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend.
 
SHKRIRJA NË POLICI E SEKTORIT TË LUFTËS NDAJ KRIMIT EKONOMIT
Sipas tij, “sot kemi realizimet më të dobëta që nga viti 2007 në dogana. Kjo pasi, kemi një administratë të vetëdishme që është aty se nuk ka lidhje me shërbimin tatimor por me partinë dhe prej 23 qershori i janë turrur parave  që duhet ti shkojnë popullit”.

“Sektori i Krimi ekonomik i veshur me uniformën blu i bërë njësh me aktivitetin kriminal ekonomik. Çfarë duhet tjetër për ti thënë një inspektori, se cila është puna jote, kur para teje xhiron ruleta. Kur mbyllen dyqanet e ushqimeve dhe hapen kazinotë. Sepse dyqanet e ushqimeve i paguajnë të gjitha ndërsa ata që i blejnë zinxhir këta dyqane në lagje dhe burrat që marrin ndihmën ekonomike shkojnë i lënë në ruletë, i fëmijëve që shkojnë në lloto.

Janë këta shefa krimesh që u thonë kriminelëve ikni se po vijmë, sapo nisëm aksionin “Fund Marrëzisë”. Shkrirjen e policisë kriminale dhe duke ndarë të njomin me të thatin. Kush nuk është i përfshirë në aktivitete kriminale, të kthehet në polici e të tjerët në prokurori”, tha Rama në lidhje me vendimin e marrë për shkrirjen e sektorit të luftës ndaj krimit ekonomi.
 
NDRYSHIMET NË ARSIM

“Drejtoritë  arsimore janë bërë pjesë krenare e PD-së”, e kjo ishte përgjigja e drejtorit të arsimit të një qarku. Çfarë do bëjmë me këta, - tha kryeminstri Rama. Sipas tij, “asnjë drejtor shkolle, që është në krye të shkollës falë aftësia të veta e gëzon simpatinë e komunitetit, do të gëzojë mbështetjen tonë. Nuk duhet të mbyllim sytë e të na dalë përpara fenomeni i drejtorëve të emëruar nga partia. Shqipëria nuk ka më një kryeministër që të duartrokitet nga nxënësit, nuk ka asnjë qeveri që të përdorë nxënësit si tufa”.
 
PUNËSIMET NË ADMINISTRATË SIPAS MERITOKRACISË

“Certefikatat e Brukselit janë të fundit, por ne duhet të ndërtojmë këtë vend. Nuk kemi ardhur në qeveri për tu thënë shqiptarëve, integrimi, integrimi, por që ta bëjmë integrimin realitet, por për tu dhënë mundësi shqiptarëve që të shërbejnë në shtet. Që nga kryeministria e deri tek ministritë do të hapen konkurset dhe synimi është të kemi ajkën e njerëzve të shkolluar” – deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend.

“Çfarë tu themi ne atyre të rinjve që vijnë nga Greqia, kur familjet e tyre kanë sakrifikuar, kur këtu të rrinë të papunë. Pse të rrinë të papunë, e pse të mos shkojnë të konkurojnë. Pse sistemin tatimor të mos e vëmë në dispozicion të tyre. Ka dhe shumë të tjetë që nuk vijnë, por nuk vijnë  se nuk besojnë të meritokracia. Duam të marrim certefikatat e Brukselit, në emër të të gjithë atyre se ne jemi këtu për tu hapur rrugë, talenteve, aftësise, e jo për të rrëmbyer edhe pjesën e fundit që i ka mbetur këtij vendi”, theksoi në fjalën e tij, kryeminstri.

“Ky është akti normativ dhe aty janë të përmbledhura të gjitha këto që thashë. E koha do e tregojë  se ky akt do të vlejë për të pasur një forcë adminsitrative në nivelin e parë të qeverisjes, e të atyre që parashikohet të bëhen pjesë e punonjësit publik, te jetë krenaria e mandatit tonë e që ne nuk jemi këtu për tu çuar letra, kryetari të kuvendit e ministrave hiqni në punë ata që janë e të fusim në punë militantët tanë”, përfundoi fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama.

KREU I PDIU: DUHET KONSENSUS DHE DIALOG
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë u ndal tek përpjekjet gjatë këtyre 23 viteve për të çuar vendin drejt integrimit europian, ndërsa theksoi se mungesa e konsensusit dhe bashkëpunimit kanë ndikuar negativisht.

Duke u ndalur tek progress-raporti i KE për Shqipërinë, Idrizi tha se deri më tani janë bërë arritje në disa sektorë, dhe përmbushje të rekomandimeve, por ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa theksi vendoset tek konsensusi.

“Në këto 23 vite, ata që kanë qenë në pushtet më shumë kanë rendur drejt partiakizimit të çështjeve, zgjidhjeve, sukseseve dhe arritjeve, napo partitë a palët që janë në krahun e kundërt. Në të njëjtën mënyrë, kanë vepruar edhe ata që kanë qenë në Opozitë, duke ndërtuar si kauzë partiake: mohimin dhe asgjesimin e arritjeve dhe sukseseve të palës tjetër. Kemi ecur si dy shoqëri të ndara, ndaj edhe kemi ecur kaq ngadalë. Kjo është edhe arsyeja, pse unë them se 23 vite janë shumë për të bërë kaq pak, për vendin tonë dhe qytetarët tanë.

Po të mendojmë këtu, edhe faktin se sikurse shqiptarët kanë 23 vite që na e japin shansin duke na votëbesuar, edhe Bashkimi Evropian ka 3 vite që na fton në gjirin e tij krejt pa kushte. Edhe ato që janë konsideruar si 12 kushte, rëndom këtu në sqeprrahjet e politikës shqiptare, në fakt kanë qenë 12 prioritete që ne si klasë politike shqiptare duhej t’i plotësonim. 12 prioritete si 12 arritje tonat. E përsëris, Jo kushte të BE, por prioritete për arritje tonat për të mirën e të gjithë shqiptarëve. E ja ku mblidhemi sot këtu në këtë Kuvend, 1 ditë pasi Komisioni Evropian ka bërë rekomandimin e tij të tretë që Shqipëria ta marrë Statusin e vendit Kandidat”, u shpreh Idrizi.
Ndërsa më tej, kreu i PDIU, tha se në Kuvendin e Shqipërisë vijon mungesa e konsenusit për Aktin Normativ.

“Jemi përsëri të ndarë, përsëri në garë për meritën apo dëmin e radhës, përsëri në papërgjegjshmëri totale e cila rrezikon të na shndërrojë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, neve politikanëve, në ngadalësues të qëllimshem në rastin më të keq, ose ngadalësues nga paaftësia në rastin më të mirë. 3 prioritetet e fundit që u përmbushën me konsensus nga politika shqiptare përmbanin edhe Ligjin për Nëpunësin e Shërbimit Civil. Sot, 1 ditë pas rekomandimit të Komisionit Evropian, që Shqipëria të marrë Statusin e Vendit Kandidat, ne jemi këtu në këtë Kuvend, për të zhbërë atë konsensus që me aq mund e kohë-humbje, u dha në 30 majin që shkoi.

Akti-Normativ i Qeverisë, mund të ketë gjithë dëshirën e mirë, për të korrektuar nevojat e ndërhyrjeve teknike në Ligj dhe plotësimin me Aktet e nevojshme nënligjore të cilat mungojnë. Por ka ardhur këtu në këtë Kuvend si fryt i politikës dhe kulturës së gabuar që na ka ndarë në këto 23 vite. Akti normativ ka ardhur si Akt i faktit të kryer. Dhe të gjithë e dimë se konsensusi mbi faktin e kryer është një mision i pamundur. Shqipëria ka nevojë për Ligje të mira, por mbi të gjitha Shqipëria ka nevojë për kulturën e drejtë të përfilljes dhe respektit ndaj njeri-tjetrit, në mënyrë që të kemi mundësi të dialogojmë, bashkërendojmë dhe gjithpërfshihemi”, tha Idrizi.

ORA 13: 22 TAHIRI: JEMI OPOZITE POR S'E BOJKOTOJME KUVENDIN

Jashtë sallës së Kuvendit Deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri tha se PDIU nuk do të bojkotojë Parlamentin.
“Ne jemi në seancë si opozitar. Respektojmë Parlamentin. Jam pjesë e PDIU-së kemi ardhur në seancë për të votuar kundër ligjit dhe do të bëjmë opozitë. Nuk e braktisim sepse Parlamenti  është tempull i debatit. Jam përfaqësues i çamëve dhe vlonjatëve dhe do të vij në Parlament për të bërë opozitë. “- tha Tahiri.I pyetur a mund ta shohin si pjesë e mazhorancës Tahiri tha: Po ju them se jam në opozitë”.



ORA 12:30 SEQUI U DOREZON PROGRES RAPORTIN KREREVE TE KOMISIONEVE
Rreth orës 12:30 minuta ambasadori i BE-së është parë të hyjë në parlament. Fillimisht u mendua se mund ketë pasur takim mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të parlamentit Ilir Meta dhe ambasasorit.  Por më pas nuk dihet nëse është zhvilluar ky takim ndërkohë që Sequi ka zhvilluar dhe një takim me krerët e komisioneve parlamentare ku u ka dorëzuar progres raportin dhe u ka bërë thirrje për bashkëpunim.

ORA 11:37 DEPUTETET E PDIU NE KUVEND 

Katër deputetët e PDIU, nuk janë larguar nga seanca parlamentare me përfaqësinë e deputetëve të opozitës.  PDIU ka marrë një vendim të ndryshëm nga grupet e tjera të opozitës, PD dhe PR që nuk janë të pranishëm në seancë. Deputetët e pranishëm janë Dashamir Tahiri, Shpetim Idrizi, Tahir Muhedini dhe Omer Mamo.

pdiu ne seance parlamentare ne votimin e nepunesit civil
(Ne foto: 4 deputetë të PDIU ne Kuvend seancen e sotme)

 ORA 10: 50 META: JU FTUAM PER KONSENSUS POR S' PRANUAT

Nga ana e tij kryetari i Parlamentit s'i reagim ndaj deklaratave të Palokës tha se e detyron Kushtetuta që akti normative të futet në kalendarin e punimeve të parlamentit. “Së pari Kushtetuta na detyron që të fusim këtë akt normativ në kalendar. Së dyti e shtymë miratimin e saj, për të arritur një konsesus, një takim mes kryeministrit dhe kreut të opozitës. Është kërkuar edhe një takim mes grupeve parlamentare për këtë çështje."- tha Meta.

ORA 10: 40 RUCI: JU OFRUAM KONSENSUS POR SE PRANUAT

Krytari i grupit PS-së, Gramoz Ruçi tha se akti u zvarrit deri sot për të kërkuar mirëkuptimin e opozitës. “Reforma e administratës publike është prioritet kyç i opinionit. Miratimi në maj, ishte një hap i madh drejt depolitizimit të administratës publike. Por ligji shfyqëzohet deri sa legjislacioni implementohet i gjithi. Qeveria miratoi në shtator amendamentet teknike për të shmangur vakumin ligjor. E ne këtë po bëjmë.” - tha Ruçi.


(Video e A1 Report: Fjala e Gramoz Ruçit sot ne Kuvend)

ORA 10:40 PALOKA: KONSENSUSIN E GODITET ME THIKE, THIRRJE DEPUTEVE TE MAZHORANCES: VOTONI KUNDER 

Nga foltorja e Kuvendit, Kryetari i grupit PD-së, Edi Paloka, mbajti fjalën për rendin e ditës. Ai i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të  votojnë kundër këtij akti dhe menjëherë pas deklaratës së Palokës, përfaqësia e opozitës e përbërë nga deputetët, Paloka, Strazimiri, Halimi dhe Mediu u larguan nga seance.
“Goditja që iu dha konsensusit dëmton jo  vetëm konsensusit por të ardhmen e këtij vendi që është bazuar në marrëveshjen që ne kemi arritur mes dy palëve.  Një marrëveshje e tillë i është futur thika. Dje progres raporti i BE-së i hapi për herë të dytë rrugën statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe kjo vetëm për meritë të PD-së por unë nuk e di se ku që Zoti Rama, e ka lexuar fjalën udhëheqjen në vend të fjalës bashkëpunim.  Bashkëpunimi sot me këtë hap që do të ndërmerrni nuk duket në perspektivë dhe me udhëheqjen e Ramës nuk do të shkoni në BE por tek vendet me Senegalin. Rama ju ka mashtruar (tha Paloka, duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës)  duke ju thënë se progres raporti ëshët pro aktit normative.  I bëj thirrje të votoni kundër këtij akti jo për interes vetjak por për intersa kombëtare.  Me goditje dhe atentate të tilla vërtet do të udhëhiqeni por ku  do ju çojë kjo udhëheqje, do e shikoni shumë shpejt.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor