"Ndihem i lumtur për vendimin e gjyqësorit. U dha drejtësi. Unë nuk isha i vetmi që kisha vendime të pazbardhura në gjykatë, por kishte një numër të konsiderueshëm kolegësh të tre niveleve që kishin vendime të pazbardhura, por ndaj meje u ushtrua një standard tjetër. Fatmirësisht gjërat po shkojnë në vend. Shpresoj që dhe Apeli të jetë në të njëjtën linjë.
Një nga objektivat është të punoj në avokati, por nëse të gjitha nivelet e gjyqësorit do të jenë njëlloj si vendimi i sotëm do të kërkoj prapë në KLD rishqyrtimin e vendimit për mua dhe të rikthehem në gjyqësor”- ka thënë ish gjyqtari Neritan Tabaku për gazetarin e tv A1 Report dhe Shqiptarja.com Artur Korriku, menjëherë pas vendimit të gjykatës së Tiranës i cili e shpall të pafajshëm.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com