Nervoz për Shkëlzenin? Berisha në
Kuvend:Ku do futeni të shtunën?VD

Rreth 60 minuta pas daljes së lajmit se Shkëlzen Berisha është thërritur nga Prokuroria e Tiranës për t'u pyetur lidhur me aferën e privatizimit të OSSH te kompania çeke CEZ, ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë nervoz në Kuvend. 

Ai ka kërcënuar deputetët e Partisë Socialiste se protesta e opozitës e 27 janarit do të ‘rrëzojë’ qeverinë.

Berisha pyeti deputetët socialistë se ku do të futen më 27 janar, pasi sipas tij, ata kanë ikur që sot. Ish-kryeministri e tha këtë, teksa u nis nga fakti që në sallë ishin shumë pak të pranishëm, ku shtoi se kanë mbetur një thelë.

“Keni ngelur një thelë këtu, gjithë ministrat të turpëruar nga vetja e tyre, të tmerruar nga super protesta që po afron, largohen nga Parlamenti dhe lënë këtu ikonën e nxirë të mega aferave më të mëdha në historinë e vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetaj. Ikën deputetët, nuk janë këtu as një e pesta e deputetëve. E thotë Hygo diku “Nuk njihej më as shef, as flamurtar”. Kështu jeni bërë, por çdo të bëni ditën e protestës. Ku do të futeni? Ua thoni shqiptarëve”, deklaroi Berisha. 

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen