Të enjten e 19 dhjetorit, do të lëshohet në hapësirë vektori Soyuz-Fregat, që do të çojë në orbitë sondën Gaia.

Një sekuencë delikate e operacioneve automatike dhe të kontrolluara nga Toka, që do t`i japin mundësi satelitit të aktivizojë dispozitivë të lëvizjes dhe instrumentë të bordit, që më pas të pozicionohet në pikën orbitale L2 dhe sipas Agjencisë Hapësinore Europiane, Gaia do të vendoset në drejtim të kundërt me diellin në një distancë prej 1,5 milionë kilometra nga Toka.

Nga kjo pikë strategjike, do të fillojë edhe vëzhgimin e një miliardë yjesh dhe do të krijojë një hartë tri dimensionale të Rrugës së Qumështit. 

Objekivi i kësaj sonde, është ai i prodhimit të një katalogu, që do të bëhet pikë referimi për astronomët në punët e tyre kërkimore astronomike. 
Shkencëtarët shpresojnë se informacionet që do të mblidhen, do t`i ndihmojnë ata për të kuptuar sa më mirë strukturën, përmbajtjen dhe evolucionin e galaksisë sonë, si ka lindur dhe pse është e bërë në atë mënyrë.
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)