Nesër nënshkrimi i “Kalendarit
kulturor kombëtar” Shqipëri-Kosovë

Nesër nënshkrimi i “Kalendarit<br />kulturor kombëtar” Shqipëri-Kosovë
Në datën 20 shkurt 2015 mbahet ne Prishtine takimi i dytë i përbashkët ndërmjet institucioneve të kulturës dhe artit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Një vit pas marrëveshjes së kalendarit të përbashkët kulturor kombëtar, në tryezën e quajtur “Kultura, hapësira jonë e përbashkët” i cilësuar si takim historik, ditën e premte, 20 shkurt, pritet të nënshkruhet në Prishtinë kalendari i përbashkët kulturor vjetor 2015. 

Takimi do te mbahet ne Prishtine, në MKRS, me prezencën e dy ministrave, Mirela Kumbaro dhe Kujtim Shala.

Ministria e Kulturës në Kosovë dhe ajo në Shqipëri, ka kohë që janë duke punuar intensivisht për harmonizimin e aktiviteteve të kalendarit kulturor kombëtar, të firmosur më 13 shkurt të një viti më parë në Tiranë.

Pas një viti të pasur me ngjarje kulturore dhe shkëmbime në hapësirën e përbashkët kulturore, si me skenën institucionale, ashtu dhe me skenën e pavarur kulturore, viti i dytë do të vazhdojë bashkëpunimin për të bërë një hap të ri përpara në njohjen e ndërsjellë, në lidhjet efektive të popullit shqiptar dhe në shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy ministrive të kulturës shqipe.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror