PRISHTINE- Qeveria kosovare nis nesër në Prishtinë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian me takimin e parë të grupit negociator.
MSA shënon marrëdhënien e parë kontraktuale dhe vlerësohet si arritje e rëndësishme në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Parashihet që për negociatat me MSA të kërkohen 4 raunde.
Raundet do të hapen me takimin plenar të dy kryenegociatorëve bashkëkryesues: zv/drejtori i përgjithshëm i Departamentit për Zgjerim, Joost Koorte dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.
Pas takimit të parë do të zhvillohen edhe 3 sesione të grupeve punuese mbi Lëvizjen e lirë të mallrave, krijimin, ofrimin e shërbimeve dhe lëvizjen e kapitalit; Përafrimi i ligjeve, zbatimi i ligjit dhe rregullat e konkurrencës dhe Politikat e bashkëpunimit dhe bashkëpunimi financiar. Dispozitat për çështjet e tregtisë, komponenti më i ndërlikuar i marrëveshjes do të jetë pika e parë e negocimit.
Nesër paradite, në ditën e hapjes së negociatave për MSA-në me Kosovën, Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin diskutues me temë "Perspektiva e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian: Sfidat dhe rruga përpara".
Në këtë panel do të prezantohet një Raport Politikash "Marrëdhëniet BE-Kosovë në kontekst të politikës së zgjerimit të BE-së", hartuar nga Prof. Dr. Neill Nugent, profesor mbi BE-në dhe politikën e zgjerimit të BE-së.
Pritet që MSA të nënshkruhet në pranverë dhe të hyjë në fuqi në fund të vitit 2014.
Redaksia online
(ata/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com