TIRANE - Ditën e martë pritet të ketë një mbledhje emergjente në Ministrinë e Energjitkës, ku do të publikohet raporti për shkaqet që çuan në shpërthimin e puseve të naftës në Marinëz të Fierit.
 
Situata më e fundit e krijuar nga shpërthimet në puset e naftës në fshatin Marinëz në Fier pritet të qartësohet ditën e nesërme, ku është vendosur të publikohet raporti i grupit të punës për Marinzën.
 
Raporti pritet të dalë pas mbledhjes që do të mbahet në Ministrinë  e Energjetikës, ku do të jenë të pranishëm drejtues të Albpetrol dhe AKBN-së. Në raport  do të dalë edhe aspekti teknik se çfarë  ndodhi në Marinëz. Sipas burimeve të A1 Report, më pas do të vendoset në lidhje me penalitetet, masat dhe përgjegjësitë që ka ose jo kompania kanadeze Bankers Petroleum që po bën shpimet për naftë  në këtë zonë.
 
Ndërkohë kanë vijuar reagimet nga politika dhe më të ashpra nga mazhoranca. Pas reagimit të fortë të deputetit Besnik Baraj një ditë më parë ku kërkonte nga banorët që të ëojnë në prokurori kompaninë Bankers, ka reaguar në një status në Facebook edhe deputeti Erjon Brace.
 
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)