Nesër zhvillohen zgjedhjet në Kosovë
Ambasadori i SHBA: Dilni në votime

Nesër zhvillohen zgjedhjet në Kosovë<br />Ambasadori i SHBA: Dilni në votime
Nesër do të mbahen në Kosovë zgjedhjet parlamentare, në të cilat do të marrin pjesë 26 parti të certifikuara.
 
Të gjitha vendvotimet do të hapen në ora 7:00, ndërsa të drejtë vote do të kenë 1 milion e 872 mijë e 941 votues.
 
Materialet e votimit kanë filluar që të shpërndahen sonte, ndërsa nuk raportohet për asnjë incident.
 
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie me një postim në Twitter ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të dalin në votime.
 
Ai e ka vlerësuar si një ditë të madhe 11 qershorin për Kosovën. “Dilni dhe votoni. Për qytetarët është një ditë e madhe për të ardhmen e Kosovës. SHBA është krenar që është partner i juaji”, ka thënë Delawie.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!