Pas martesës së Meghan Markle me princin e Anglisë, është babai i saj personazhi që po pushton shtypin e huaj. Në të gjitha deklaratat e tij ai shprehet se mbretërorët e kanë mënjanuar plotësisht duke mos e lënë të mbajë kontakte me të bijën, gjë që e ka bërë të ndjehet shumë keq.
Ky rast nuk i ka shpëtuar as motrës së Meghan, Samantës e cila nuk ka hezituar për të sulmuar sërish motrën e saj. Me anë të një statusi në Twitter ajo shkruan se nëse babait të tyre i ndodh gjë, i vetmi person që ajo fajëson është Meghan.
(Postimi i Samantha Markle në Twitter)
Samanta Markle që në fillimet e përhapjes së lajmit se motra e saj do të martohej me princin Harry, ka qënë kundër duke shfrytëzuar çdo gjë në disfavor të saj.