Doni të kuptoni çfarë ka ndodhur në Shqipëri në këto 30 vjet, hetoni financimet e partive, fushatave dhe të politikanëve.

Doni zgjedhje të lira e demokratike, hetoni financimet e partive dhe të fushatave elektorale.

Doni demokraci të shëndoshë, hetoni financimit e partive dhe të fushave elektorale

Doni të luftoni korrupsionin dhe lidhjet e pushtetit me oligarkët, hetoni financimet e partive politike dhe të fushatave elektorale.

Doni të luftoni kriminalitetin dhe pastrimin e parave, hetoni financimin e partive, bëni vettingun e politikave dhe hetoni financimin e fushatave elektorale.

Doni të ndërroni kastën 32-vjeçare të politikës, hetoni financimet e partive dhe të fushave elektorale.

Doni, të hapni garën në parti dhe në sistemin politik, hetoni financimin e partive politike dhe të fushatave elektorale.

Doni të luftoni oligarkët, bëni vettingun e politikanëve.

Doni transparencë si kush themelor për një sistem demokratik, hetoni financimet e partive, fushatave elektorale e bëni vettingun e politikanëve.

Doni të ndani politikën nga krimi dhe nga oligarkët, bëni vettingun e politikanëve.

Doni që drejtësia të jetë e pavarur, filloni me vettingun e politikanëve.

Të gjitha versionet e tjera janë vetëm fasadë dhe demokracia mbetet një realitet i largët!

Doni që në Shqipëri të mos ketë kulla, hetoni lidhjet e politikës me sipërmarrjen.