'Nëse e ke komshi, prite në shtëpi', Albana Fico për variantin Delta: Po u shfaq, rishikojmë masat! Prej 6 javësh situata e COVID e kontrolluar, por duhet kujdes

Prej 6 javësh situata e COVID në vendin tonë është e kontrolluar. Kështu deklaroi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në një intervistë për Report Tv, ndërsa nënvizoi se duhet të kemi kujdes sepse ende jemi në pandemi dhe rreziku ekziston.

"Prej 6 javësh situatë e kontrolluar e pandemisë në Shqipëri. Pavarësisht arritjeve të mundimshme nga të gjitha palët, ne jemi ende në një periudhë pandemie dhe duhet të jemi të kujdesshëm për të ndërmarrë ato hapa që na çojnë të sigurt drejt përmbylljes së kësaj sfide. Ne nuk mundemi të hiqemi nga fakti që jemi pjesë e një komuniteti ndrëkombëtar që për një pjesë shtetesh ka lejuar lëvizjen", tha Fico.

Kjo situatë e kontrolluar sipas Ficos ka ardhur si pasojë e disa masave, mes të cilëve nënvizoi vaksinimin. Ndonëse ende janë në fuqi disa masa kufizuese sa i përket pandemisë, Fico tha se me lehtësimin e tyre kanë mundur ti japin "frymë" ekonomisë dhe turizmit.

"Ky plan ka përfshirë testimet, menaxhimin e rasteve si në spitale me gatishmërinë e institucioneve spitalore, mjeku i familjes, urgjenca kombëtare, më pas me vaksinimin. Duket e lehtë të diskutojmë për të shkuarën por kanë qenë hapa që kanë kërkuar konsistencë. Do rreshtoja të gjithë armatën e punonjësve të shëndetësisë të cilët se lanë Shqipërinë të kishte ato mbylljet drastike. Numri i testimeve është një indeks që jo vetëm se kemi mbyllur këtë lloj procesi por duke qenë të qartë që vijojmë të monitorojmë situatën.

Ka dhe një sërë faktorësh të tjerë siç është kalimi nga sezoni i dimrit në atë të verës. Covid se pëlqen verën. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk ka përfunduar. Sot jemi në ditë më të mira. Pandemia ska mbarur. Detyra jonë si autoritete është të jemi të kujdesshëm, skemi treguar mungesë përgjegjësie kur kemi shkuar drejt hapjes graduale. Skemi lejuar asnjëherë që përveçse mbylljes primare që kërkuan të gjithë sistemet, ska pasur mbyllje drastike. Avash avash jemi munduar ti japim frymë turizmit dhe ekonomisë. Në vlerësimin tonë është bërë më e mira e mundur duke pasur parasysh se kjo bëhet duke u mbështetur në indikatorët e mundur. Hapja graduale e tyre ka sjellë një ndryshim", tha Fico.

Nëse do të ketë variante të reja të COVID, si Delta që po qarkullon në disa vende, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik nënvizoi se do të rishikohen masat. Variantet e reja të COVID, tha Fico, kanë sjellë në vëmendje dhe prekjen e moshave të reja, ndaj iu bëri thirrje të vaksinohen. 

"Nëse do ketë variante të reja do rishikojmë masat. Ne sjemi imun ose të mbrojtur nga variante të caktuara. ISHP bën kërkime për të verifikuar prezencën e deltës, por nëse e ke komshi prite se do të të vijë në shtëpi. Me hapjen që kanë pësuar edhe shtetet e tjera, grupet e të rinjve janë të parët që duan të lëvizin. Ajo që synojmë është mbulesa vaksinale. Persona që pas vaksinimit janë në situtën që përjetojnë shumë pak nga simptomat. Format e reja mutante apo variancione të reja, kanë sjelle në vëmendje dhe prekjen e moshave të reja. Ne me mbulesën vaksinale duam të cekim edhe mosha të tjera që e bën më të lehtë për të menaxhuar këtë situatë. Iu bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen", tha ajo.

Dy raste të variantit të koronavirusit Delta janë konfirmuar në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Nga 22 mostra të dyshimta që ishin dërguar për analizë në Berlin, 2 prej tyre u dolën pozitive me variantin Delta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?