Të rinjtë e Ferizajt kanë vendosur pallto nëpër qytet me qëllim që të gjithë personat që kanë ftohtë dhe jetojnë jashtë të kenë mundësi të marrin një pallto kur iu nevojitet.
“Në këto ditë të ftohta, vetëm dashuria dhe mirësia na mban ngrohtë” – është pusulla që shoqëron palltot e vendosura nëpër trungjet e pemëve.
Këto pallto janë falas dhe mund t’i marrin të gjithë njerëzit në nevojë. Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit dhe qytetarët kosovarë e kanë cilësuar këtë nismë si një nismë fisnike, raporton KTV.
Më herët, kjo nismë është vendosur në Turqi dhe Bullgari, por tashmë ajo ka arritur edhe në Kosovë. Mbetet për t’u parë nëse të rinjtë shqiptarë ndërmarrin një nismë të tillë.