Nëse keni dyshime mbi masat e marra nga Rama, Trump po bënë të njëjtën gjë me amerikanet kundër koronavirusit

Nëse keni dyshime mbi masat e marra nga Rama, Trump po bënë të njëjtën gjë me amerikanet kundër koronavirusit

Nëse masat e marra nga kryeministri Edi Rama për parandalimin e përhapjes së koronavirusit morën kritika, në fakt një gjë të tillë e bëri edhe Amerika. Presidenti Trump, ashtu si në Shqipëri, po ndërmerr masa drastike me qëllim mbrojtjen e jetëve njerëzore nga koronavirusi.

Ka qenë vetë Presidenti Donald Trump I cili nxori udhëzime të reja për amerikanët që të ndjekin këto 15 ditë në mënyrë që të ngadalësojnë përhapjen e shpërthimit të koronavirusit.

Video e Presidentit amerikan është publikuar edhe nga kryebashkiaku Veliaj teksa shkruan: “Kush kishte dyshim për masat e marra nga Edi Rama dhe kish nevojë për konfirmim, ja ku e ka”.

Shtëpia e Bardhë tani po rekomandon që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, përfshirë edhe ata që janë në moshë të re dhe gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa rekomandojnë që të punohet nga shtëpia. Gjithashtu  amerikanëve u kërkohet që të shmangin grumbullimet, të kufizojnë lëvizjet, të ndalojnë shkuarjen në bare dhe restorante etj. Për më tepër shihni videon e publikuar nga vetë Presidenti amerikan Donald Trump.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 19/03/2020 11:46

    E kush e thot kte carlo bonino hajduti i reparteve te ushtrris me gocen nga shijaku haha

    Përgjigju
  • leo: 19/03/2020 09:02

    a e dini se ne Amerike dhe Europe porosisin furrnizim online e te vjen tek dera?Po ne Shqiperi a behet kjo?Kina e mbylli nje qytet 11 milionsh por ata kane teknollogjine dhe furnizimin online prefekt Pse po luftohet per G5 e Kines? Po Rama cfare ka G leshin Me cfare do ju coje furnizim me gomar?Apo ai qe nuk gjene ushqim per 6 ore te vdese?

    Përgjigju
  • Ina: 19/03/2020 08:54

    I mbeshtes masat, qe po ndermerr Qeveria Shqiptare! Te bashkepunojme te hjithe dhe te shohim a do t’ja dalim dot. Statistikat e vendeve rrotull Kines, qe kane ndjekur masa te gorta shtrengimi, si Singapori etj, flasin shume. Kurajo Qeverise e qytetareve!

    Përgjigju
  • Loni: 19/03/2020 00:42

    Me masat qe ndermori mbreti I shqiptarise e pergezoj sepse e menaxhon situaten sic duheshe edhe po e menaxhon sic duhet! Nuk eshte loj o njerez luhet me jeten! Ska filluar akoma edhe do e shikoni! Per situaten e ka menaxhuat perfekt edhe ka bere gjene me te duhur! E pergezoj per kete por Jo per te tjerat! Mjeket I largoj njerezit moren rrugat opozita sterile qe eshte inegzistente edhe me nje we do shkrij parlamentin ! Histori Alla shqiptarce edhe jemi ne meshire te fatit! Uroj te gjendet sa me shpejt kundravirusi! Se ndryshe ngrordhem!

    Përgjigju
    • Usa: 19/03/2020 11:14

      Nuk e di ku jeton ti Aron. Tani qe Trapi ndaloi fluturimet me Kinen i ka te infektuarit brenda ne Amerike. Ke provuar te kerkosh te besh ndonje test? Te semuret jane te deturuar te shkojne ne pune qe te infektojne edhe te tjeret, se nuk kane mundesi ta dine nese jane apo jo te infektuar. Protokollet per testet jane po te kesh udhtuar ne Kine ose Itali ose te kesh ndonje ne familje te semure. Testet dalin pas dy ditesh. Ka mbyllur restaurantet, por te tilla jane te gjithe comp.

  • Usa: 18/03/2020 23:33

    Ne fakt Tapi nuk po bene asgje. E kane hallin kush do paguaj parate gov apo comp. Ne Usa as testet nuk i ben dot. Po bravo u qofte disa krytareve te bashkive qe po marrin masa.

    Përgjigju
    • Aron: 19/03/2020 02:20

      Nuk eshte e vertete qe nuk po ben asgje. Madje ishte Trump qe ndaloi fluturimet nga Kina ne fund te Janarit dhe i vendoste njerzit qe vinin nga vendet me te prekura ne karantine. Testet beheshin ne CDC, ashtu si ne administratat e para, te cilat nuk ishin parashikuar per kete lloj virusi. Trump hoqi te gjitha regullacionet dhe u dha te drejte shteteve sipas mundesive te tyre te shpejtonin kete testim, si dhe te sillte sektorin privat.

  • Nxnxxnxn: 18/03/2020 21:57

    Me keto tituj tregoni qe jeni media e paanshme, e pavarur dhe profesionale. Bravo!

    Përgjigju
  • Sssss: 18/03/2020 21:55

    E po nuk bllokoj makinat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë