Sekretari amerikan, Blinken sot në Tiranë! Rama: Bashkëpunimi me SHBA, jo vetëm në fushën e sigurisë

Sekretari amerikan, Blinken sot në Tiranë! Rama: Bashkëpunimi me SHBA, jo vetëm në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të një “rëndësie të veçantë” vizitën që pritet të mbajë ditën e sotme në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Nëpërmjet një interviste për mediat e Kosovës, kreu i ekzekutivit tha se vizita e Blinken tregon se Shqipëria është një vend i rëndësishëm për SHBA-të në një kohë kur ka zhvillime aq të mëdha me luftën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.  

“Padiskutim që është një vizitë me rëndësi të veçantë vizita e çdo sekretari shteti në Shqipëri sepse në fund të fundit, Shqipëria nuk është as një vend i madh as një fuqi ushtarake. Por, mesa duket është vend i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, për faktin se në këtë kohë kaq të trazuar dhe me kaq shumë ngarkesë për sekretarin e shtetit dhe angazhimin e SHBA-së në botë ai e sheh të nevojshme dhe e gjen kohën për të ndaluar në Shqipëri, patjetër që nuk është pak. Është një arsye për ta konsideruar si një shprehje kuptimplotë të një marrëdhënie të rëndësishme të SHBA-ve”- tha Rama.

Sipas Ramës, vizita e Blinken konfirmon se Shqipëria është ngritur në një tjetër nivel sa i takon pozicionimit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi edhe faktin që vendi ynë shihet si një faktor stabiliteti në rajon i hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje.

“Do të thotë se sot Shqipëria, është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe të prezantimit të saj ndërkombëtar falë edhe një sërë hapash shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në tryezën ndërkombëtar. Angazhimi i fundit në Këshillin e Sigurimit ku Shqipëria ka marrë falënderim domethënës nga SHBA-të për kontributin e veçantë. Sigurisht që kjo vizitë lidhet edhe me një besim shumë të fortë të aleatëve tanë strategjikë tek Shqipëria, tek pesha e Shqipërisë në rajon dhe një konsideratë e veçantë për rolin që Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon për një dorë të shtrirë për fqinjët tanë ballkanikë”- theksoi kryeministri.

Rama tha se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanimë shtrihet edhe në fushën ekonomike, duke nënvizuar se ka një rritje të numrit të investitorëve amerikanë që duan të investojnë në vendin tonë dhe në rajon.

“Në këtë aspekt sigurisht që jemi optimist për fakti që shohim një interesim në rritje të kompanive amerikane për të gjetur hapësirën e tyre jo thjesht në Shqipëri por edhe në rajon. Kjo është një arsye më shumë për të besuar se Shqipëria 2030 do të ngjitet në atë majën ku ne kemi detyrë të kalojmë stafetën”- shtoi kreu i qeverisë. 

Në vizitën që do të mbajë sot në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të firmosen edhe 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:09
Rama: Çdo sulm ndaj Kosovës është edhe ndaj Shqipërisë! Por Prishtina duhet të dalë nga loja e Serbisë dhe të shkëlqejë në dialog

1707948661_edirama.PNG

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çdo sulm ndaj Kosovës është edhe sulm ndaj Shqipërisë. Në një lidhje skype për “ATV”, Rama u shpreh se qasja strategjike e shqiptarëve nuk duhet të jetë fajësimi i njëri-tjetrit për çështjen e njohjes së Kosovës.

“Jo, në këndvështrimin tim dhe unë këtë e kam thënë gjithmonë, qasja jonë strategjike e shqiptarëve dhe në këtë rast flasim për Kosovën, por mendoj që kështu është edhe për Shqipërinë dhe kështu duhet të jetë për të gjithë shqiptarët, nuk është që të fajësojnë të tjerët, apo të hyjmë në lojën e fajësimit të njëri-tjetrit në sensin ‘jo shiko, dakord, ne jemi mbase këtë, po shiko ata”- u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se Kosova duhet të tregojë se nuk vepron në asaj të çfarë bën Serbia dhe se e ka detyrim të shkëlqejë në procesin e dialogut.

“Kosova, për veten e saj duhet të tregojë ndërkombëtarisht një qenie e cila është plotësisht e vetëdijshme për barrën e flamurit që ka, për barrën e Kushtetutës që ka, për barrën e përgjegjësisë që ka, si një aktor i ri, si një anëtar i ri i bashkësisë ndërkombëtare. Nuk është Serbia etaloni dhe nuk është Serbia standardi dhe nuk është Serbia pika e referimit”, -tha Rama.

Sa i takon sulmeve të vazhdueshme ndaj Kosovës nga ana e Serbisë, përfshirë edhe ato diplomatike, Rama u shpreh se sulme të tilla mund të konsiderohen edhe ‘sulme ndaj Shqipërisë’.

“Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se ka Shqipërinë, po sepse ka aleat strategjik, që i dimë fare mirë kush janë, pa të cilin Kosova s’do të ekzistonte sot si shtet dhe me të cilët Kosova mund t’i arrijë të gjitha ato që ne të gjithë duam që Kosova t’i arrijë”- nënvizoi kreu i qeverisë.  

Ora 22:00
Rama: Marrëdhënia me SHBA, jo vetëm në fushën e sigurisë! Rritje e numrit të investitorëve amerikanë që kërkojnë të investojnë në Shqipëri

1707944684_edirama.PNG

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëdhënia e Shqipërisë me SHBA-të tashmë nuk është vetëm në fushën e sigurisë por edhe në atë të bashkëpunimit ekonomik. Mes të tjerash, kreu i ekzekutivit tha se ka interesim në rritje të kompanive amerikane që kërkojnë të investojnë në Shqipëri.

“Marëdhënia me SHBA është bërë disa dimensionale. Nuk jemi në një marrëdhënie që është thjesht në fushën e sigurisë. Jemi në një marrëdhënie të shtrirë në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Mes to është përpjekja e përbashkët kundër ndryshimeve klimaterike. Qëllimi i përbashkët për të nxitur fuqizimin dhe rritjen e burimeve të energjisë së pastër. Në këtë aspekt sigurisht që jemi optimist për fakti nqë shohim një interesim në rritje të kompanive amerikane për të gjetur hapësirën e tyre jo thjesht në Shqipëri por edhe në rajon. Kjo është një arsye më shumë për të besuar se Shqipëria 2030 do të ngjitet në atë majën ku ne kemi detyrë të kalojmë stafetën”- tha kryeministri.

Ai theksoi se sa më shumë të konsolidohet drejtësia në vend, aq më shumë rritet edhe besimi i investitorëve të huaj mbi sigurinë juridike.

“Shqipëria nuk ka qenë një vend i vështirë për investitorët e huaj nga kjo pikëpamje. Por sa më shumë të konsolidohet drejtësia aq më shumë fuqizohet besimi i investitorëve të huaj dhe tkurret imazhi apo perceptimi i një vendi ku nuk ka siguri juridike”- shtoi Rama.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 14/02/2024 22:25

    Blinken eshte mik i Shqiperise dhe i PS! Amerikanet me perpara kane qene te padrejte me popullin shqiptar nganjehere. Ne 1991 fitoren e PS e injoruan she inkurajuan PD te bente trazira! Ne 1997 nuk reaguan sic duhet kur Saliu me komitetet e jugut bashkepunoi per te krijuar revolten me qellim qe parate e shqiptareve ne firmat piramidale te harroheshin! Edhe me 21 janar 2011 zune nje pozicion jo shume te drejte! Pas 2013 me ne fund Amerika e kuptoi popullin shqiptar dhe mbeshteti zgjedhjen e tij shpirterore historike, partine Socialiste! Tani Amerika eshte e ndergjegjshme per afeksionin e popullit tone prandaj e mbeshtet PS pa asnje rezerve!

    Përgjigju
  • Shef turi: 14/02/2024 21:47

    Ti paske qane 1 mashtrus qe se paska shokun, nga 2.5 milion shqiptare i bere 1.5 milion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë