Nesër dita e Sulltan Novruzit, Baba Mondi uron besimtarët: T’i lutemi zotit që lufta në Ukrainë të përfundojë

Dita e paqes, dashurisë dhe e begatisë për njerëzimin e ka quajtur Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj “Sulltan Novruzin”, duke dërguar dhe një mesazh urimi për të gjithë besimtarët bektashinj një ditë para festës.

Për Kryegjyshin Botëror festa e ”Sulltan Novruzi”, është një ditë me rëndësi pasi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut, dhe shënjon ditën e re të fisnikërisë dhe ringjalljes së natyrës në besimin bektashian.

“Mesazhi im për këtë ditë të shenjtë është që të gjithë njerëzit t’i drejtohen Zotit, për dashuri, paqe, mirësinë dhe begatinë. T’i luten Zotit që të pushojë kjo luftë dhe këtë pandemi t’a largojë nga njerëzimi për të gjithë botën”, tha Baba Mondi.

Dita e Novruzit apo e quajtur ndryshe dita e Sulltan Novruzit do të thotë nga persishtja “Dita e re” dhe shënon ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë e shenjtë për besimtarët bektashinj simbolizon lindjen e shpresës për të ardhmen dhe rigjallërimin e natyrës.                       

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë