Nesër në orën 17:00 do të zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës. Në prag të sfidës, trajneri i Tiranës Emanuel Egbo shprehet optimist për fitoren e trofeut përballë durrsakëve, që u morën Kupën e Shqipërisë në finale. Në prononcimin për mediat, ai flet edhe për rivalitetin këtë vit dhe merkaton.
"Do i japin një tonus tjetër kampionatit, është një rritje për kampionatin shqiptar që ekipet kaluan turin e parë në Europë. Me këtë arritje dhe besim, kampionati do të bëhet i fortë. Nuk trembemi. Lojtarët që kemi marrë janë të mirë. Ndoshta ka edhe nga ata që kanë ardhur të rinj dhe duan më shumë kohë për t'u ambientuar.
Të gjithë lojtarët që kemi marrë mund të bëjnë diferencën. Kemi lojtarë që nuk kanë ardhur akoma, presim tre afrikanë. Deri tani nuk jemi kompletuar, kush vjen do të shikojmë kujemi dhe ku jo" deklaroi ai.